3 muaj më parë

RETROSPEKTIVA NGA STEVEN WOLOSHEN 

PROGRAMI I VEÇANTË

Jemi thellësisht krenarë që kemi sjellë për herë të parë në Kosovë, animatorin e shquar Steven Woloshen. Një shfaqje prej 20 filmash u prezantuan në Kino Jusuf Gërvalla e ndjekur nga pyetje mjaft interesante nga të ftuarit.

Steven Woloshen i ka zhvilluar këta filma gjatë 40 viteve të karrierës së tij. Puna e tij është një përzierje e muzikës dhe animacionit, të sinkronizuara me njëra-tjetrën. Një koleksion imazhesh, filmat e tij janë një histori personale, pasi në të zë vend elementi familjar. Ai ishte duke punuar më parë me dokumentarë dhe kishte shumë material të prodhuar për të humbur. Kështu, ai vendosi të modifikojë ato pjesë dhe të krijojë filma të rinj prej tyre. Ideja e këtyre filmave filloi rastësisht, në vend që të shpërdoronte materiale, ai u shtoi kolonën zanore dhe i prodhoi këta filma, siç i pëlqen t’i quajë “filma nga mbeturinat”. Ai ndihet si muzikant shumicën e rasteve për shkak të tingullit që dëgjon dhe më pas përfundon duke e inkorporuar atë tingull në filmat e tij, pasi ndjek ritmin e muzikës derisa animon. Muzika në sfondin e filmave zgjidhet nga lista e preferuar e regjisorit. Publikut i pëlqente ta thërriste “DJ Animator”.

Puna e tij artistike nuk ka kufij. “Është si një pikturë”, thotë ai. Procesi i tij i punës është se atij i pëlqen të planifikojë punën e tij, t’i mbajë parasysh gjërat, ta lërë idenë të merr formë, të mendojë për të edhe një herë dhe më pas edhe disa dhe më pas ai e prodhon atë.

Përveç kësaj, Steven vendos për titujt e filmave bazuar në atë se sa e lehtë është për t’u përfshirë në film. Për më tepër, atij i pëlqen të luajë me idetë e regjisorëve të tjerë dhe t’i kthejë ato në ide “të punuara me dorë”.

Animatori e vlerëson kaligrafinë si një ndër arsyet që ai përfundoi duke prodhuar filma në animacion.

Ai është i bindur se një artist duhet të krijojë kur dëshiron të krijojë, pa presion dhe pa afate kohore. Kjo është edhe arsyeja pse ai punon kryesisht pa producent, por më tepër si artist i pavarur. “Artistët gjithmonë do të humbasin nëse duhet t’ia shpjegojnë artin e tyre dikujt, përkundrazi, ai që paguan gjithmonë do të fitojë”, shtoi ai. Megjithatë, ai përpiqet t’i bëjë Festivalet e Filmit afatet e tij kohore, për të përfunduar punën.

Publiku gjithashtu kishte pyetje në lidhje me procesin teknik mbrapa filmave që ai prodhon në lidhje me metodat, teknikat, llojet e bojës dhe frymëzimin.

Jemi të bindur se ky ishte një nga programet më të veçanta dhe jemi të lumtur që patëm nderin që ta sjellim këtë program për publikun tonë besnik në edicionin e 13-të të Festivalit.

Related