4 vjet më parë

Punëtoria e animacionit “Stop-Motion” me Marcus Grysczok

Në edicionin e 11-të të Anibar, fëmijët kanë mundësi të mësojnë rreth Animacionit Stop Motion

Dje fëmijët që morën pjesë në punëtori patën mundësinë të mësojnë rreth Animacionit Stop Motion. Lektori i kësaj punëtorie është Marcus Grysczok, i cili do t’i mësojë fëmijët gjatë tërë javës.

Për këtë lloj animacioni, fëmijët u desh të përdorin aplikacionin Stop Motion Studio. Çdo hap i procesit të mësimit të aplikacionit u shpjegua në detaje nga Grysczok, i cili ishte i gatshëm t’i përgjigjet secilës pyetje të fëmijëve. Ky proces u lehtësua nga vullnetari i Anibar, Art Pasha, i cili shfaqi një motiv të lartë për të përkthyer secilin hap të aktivitetit.

Article Image

Fëmijët patën mundësi të mësojnë për procesin e krijimit të një filmi, si të vendoset drita në mënyrë të duhur për të xhiruar, kuadrat, e poashtu lëvizjen e objekteve të përdorura në animacion. Aktiviteti që u spikat më së shumti sot ishte krijimi i një pune të shkurtër, ku një sekond i filmit përfshiu 34 fotografi në përgjithësi. Për çdo paqartësi që fëmijët patën gjatë mësimit, i’u mundësua që të kenë një hapësirë të hapur për të bërë pyetje në mënyrë që t’a kuptojnë procedurën më qartë.

Falenderojmë Ambasadën Gjermane në Prishtinë që mbështeti këtë punëtori.

Related