10 muaj më parë

Programi Virtual – Program i Veçantë

Jemi të lumtur të prezantojmë një tjetër program të veçantë, me një gamë të gjerë të veprave të realitetit virtual (VR).

Ky vit, kemi zgjedhur me kujdes një gamë të gjerë eksperiencash që do t’ju transportojnë në botëra të animuara unike.

Këto vepra VR janë zgjedhur me kujdes nga katalogët e distribuesve të njohur francezë, duke përfshirë Diversion Cinema, Astrea dhe Lucid Realities. Çdo film shfaq një qasje të ndryshme të animuar, duke reflektuar natyrën e ndryshme të krijimtarisë artistike.

Këto vepra janë njohur dhe kanë fituar edhe çmime në festivale ndërkombëtare prestigjioze, duke përfshirë Cannes, Clermont-Ferrand, Tribeca dhe Annecy. Ekselenca dhe inovacioni i tyre kanë mahnitur audiencën në të gjithë botën, dhe tani ju keni mundësinë të i përjetoni ato në qytetin e Pejës.

Ju do të kuptoni ndërlikimet e trupit të njeriut me “Strands of Mind”, do të përfshiheni në një histori dashurie mes një vajze njeri dhe një djali mumje me “Gloomy Eyes”, do të sfidoni ligjet e gravitetit me “Marco & Polo Go Round” dhe do të hyni në pikturën e famshme të Munch “The Scream”.

Jemi të lumtur të kemi Gala Frecon si kuratore të këtij programi. Gala sjell një përvojë të pasur si programuese filmash dhe koordinatore e ngjarjeve, dhe ka qenë pjesë e festivaleve të njohura si Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar Annecy.

Ekspertiza dhe pasioni i saj për punën VR kanë kontribuar në zgjedhjen e eksperiencave më tërheqëse dhe inovative për edicionin e 14-të të Anibar-it.

Mos e humbni këtë mundësi për të hyrë në botën e animacionit të realitetit virtual.

Për të mësuar më shumë rreth filmave dhe orarit, klikoni këtu.

Ky aktivitet mbështetet nga Ambasada Franceze në Kosovë!

Related