4 vjet më parë

Programi Special: Të Animosh për një Botë më të Mirë

Është naive të mendohet së një film i shkurtër i animuar mund të ndryshojë botën, por sigurisht se mund ta ndryshojë perspektivën e dikujt për botën.

Është naive të mendohet së një film i shkurtër i animuar mund të ndryshojë botën, por sigurisht se mund ta ndryshojë perspektivën e dikujt për botën. Gjithashtu, shumë shpesh ndodh që ta bëjë një botë më të mirë për autorin i cili ndanë një rrëfim personal, social apo politik me botën. Programi i Anibar-it nën flamurin e të Drejtave të Njeriut sjell tek ju gjashtë rrëfime të animuara nga vende të ndryshme të botës me një emërtues të përbashkët – të luftosh për të drejtat e tua (njerëzore). Të luftosh për dinjitet njerëzor dhe kundër të këqijave ideologjike (neoliberalizmi, nacionalizmi, fashizmi, racizmi, seksizmi, homofobia e të tjera). Në botën e çmendur në të cilën jetojmë, arti është një nga mjetet e rralla që na mbanë neve dhe na jep shpresë për të ardhmen. Në botën e artit, filmat e shkurtër të animuar janë me shumë gjasë (së bashku me poezinë) më radikalet dhe të lirat.

Kështu që le të bëhemi naivë dhe të besojmë se ne ende mund ta ndryshojmë botën. Por, për atë qëllim, shikimi i filmave nuk do të mjaftojë – duhet të bëjmë disa hapa para dhe të rimarrim të drejtat tona.

Igor Prassel

Animateka International Animated Film Festival

Article Image

Igor Prassel është lindur në vitin 1971 në qytetin bregdetar slloven Koper-Capodistria. Për shumë kohë, ai ka qenë bashkë-redaktor i revistës sllovene me stripa Stripburger. Që nga viti 1998, ai udhëheq një program mujor të filmit të animuar në Slovenian Cinematheque. Ai ka punuar si gazetar, programer i filmit të animuar dhe anëtar i bordeve për shumë festivale të filmit dhe artit modern në Slloveni dhe në vende të tjera.

Nga viti 2011 deri në vitin 2012, ai ka qene pjesë e komiteteve për vlerësimin e filmave të shkurtër të animuar për CICLIC (Francë), La Poudriere (Francë – vlerësimi i filmave për diplomim të studentëve 2011/2012) dhe Proimagenes (në Kolumbi). Ai ka qenë anëtar jurie në festivale të rëndësishme ndërkombëtare të animacionit dhe filmit të shkurtër (AnimaFest Zagreb, I Castelli Animati, Suttgart ITFS, SICAF Seoul, Anim’est Bukuresht, Balkanima Beograd, Monstra Lisbonë, Animfest Qipro, Cinamina Espinho, Mecal Barcelonw, Kecskemet AFF, Animasyror Greqi, Primanima Hungari, FICAM Maroko, Anibar Pejë, Fantoche Baden, Tabor ISSS, Krrakovë IFF, Anima Mundi Brazil, DocuTIFF Tiranë, Festivali i Filmit të Shkurtër në Beograd, New Chitose International Animated Film Festival, Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar në Annecy, Festivali i Filmit tw Animuar në Turku, Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar në Otavë

Nga viti 2008 deri në vitin 2014, ai ka bashkëpunuar me Festivalin Botëror të Filmave të Animuar Animafest si këshillues i programit. Ai është anëtar themelues i Asociacionit Slloven të Animacioit. Nga viti 2010 ai ligjëron për historinë dhe teorinë e filmit të animuar në Universitetin Nova Gorica. Në vitin 2012 Slovenian Cinematheque ka publikuar librin e tij “The Filmography of Slovene Aimated Film 1952-2012 [Filmografia e Filmit të animuar slloven 1952-20120]). Nga viti 2013 deri në vitin 2016 ai ka qenë drejtor i Festivalit të Filmit Slloven. Nga 2014 deri më 2016 ai ka qenë komisioner për filmin e animuar në Qendrën Audiovizuese të Kroacisë. Aktualisht, punon si kurator filmi dhe udhëheqës i programit në Slovenian Cinematheque. Në vitin 2004, ai ka themeluar Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Animuar Animateka, (www.animateka.si) ku punon si drejtor artistik.

Related