10 muaj më parë

Programi i veçantë “WTF”

Programi i veçantë “WTF” rikthehet edhe këtë edicion të 14 të Anibar-it!

Dilni nga errësira dhe ballafaqohuni me realitetin përmes 12 filmave të cilët do të ju bëjnë të qeshni, qani dhe të vendosni gjithçka në pikëpyetje. Dilni nga zona e komfortit dhe përgadituni për një eksperience të paharrueshme. Nuk do të jetë udhëtimi më i rehatshëm por pa dyshim i paharrueshëm!

Kjo program është kuruar nga Sébastien Sperer dhe Gala Frécon.

Sébastien Sperer, një individ me shumë talente, gjeti rrugën e tij në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Animuar në Annecy të CITIA-s në vitin 1999. Nga programues, në moderator, anëtar të jurisë, dhe folës, Sperer vërtetë është përfshirë në botën e animacionit. Nga viti 2011, ai ka folur për Best of Annecy në ngjarje të ngjashme, duke organizuar gjithashtu shfaqje filmash të shkurtër në vende jo të zakonshme si nëpër burgje, shtëpi shëndetësore, bistro dhe madje edhe kisha.

Misioni i tij? Të bëjë animacionin një medium që tejkalon barrierat dhe arrin çdo cep të shoqërisë. Sperer e sheh animacionin si një hapësirë ku përvojat njerëzore mund të ndahen pa kufizime. Me këtë vizion në mendje, ai prezantoi programin Midnight Specials “WTF” në vitin 2017.

Gala Frécon ka punuar me shumë organizata dhe festivale si programuese filmi dhe koordinatore ngjarjesh. Ajo është përfshirë me Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Animuar në Annecy për disa vjet, duke marrë pjesë në seleksionin e punimeve VR, programin WTF dhe në paraseleksionin e filmit të shkurtër dhe filmave të diplomimit. Ajo gjithashtu punon për organizatën franceze Festivals Connexion si menaxhere projekti VR dhe kuratore VR.

Drejtuar nga fuqia e magjepse e filmit, synimi i Sperer dhe Frécon është të promovojnë kuptimin ndërkulturor përmes filmave të animuar, dialogut dhe transmetimit. Dhe tani, me rikthimin e programit WTF për edicionin e 14-të të Anibar, ëndrra e tyre vazhdon të realizohet.

Për më shumë informata rreth filmave që përfshihen në programin special WTF, klikoni në këtë link.

Për të ditur kur dhe ku mund të shikoni filmat e programit WTF gjatë edicionit të 14-të të Anibar, shikoni orarin.

Ky aktivitet mbështetet nga Ambasada Franceze në Kosovë!

Related