PROGRAMI I FILMIT PËR ANIBAR 17!
Pritjes i erdhi fundi!
Edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar po troket, dhe kjo do të thotë se pritjes i erdhi fundi!
Pas muajsh pune të përkushtuar dhe shqyrtimit të 2,104 aplikimeve, jemi krenarë të prezantojmë përzgjedhjen zyrtare filmike të këtij viti.
Ndërsa programet e Realitetit Virtual dhe Filmat e Metrazhit të Gjatë do të zbulohen së shpejti, festivali do të shfaqë nëntë kategori të tjera, gjashtë prej të cilave janë garuese – me gjithsej 171 filma nga 45 vende.
Ky sezon solli një numër të jashtëzakonshëm veprash të mrekullueshme, duke e bërë procesin e përzgjedhjes njëkohësisht emocionues dhe shumë sfidues.
Programi i filmave do të mbahet nga 13 deri më 18 korrik 2026, në pesë hapësira në Pejë, Kosovë: Kinema “Jusuf Gërvalla”, Qendra Kreative Dukagjini, Kino Liqeni, Kino Kubat dhe Kino Çarshia.
Zbulo programet më poshtë:
Programet Garuese
-Gara Ndërkombëtare
-Gara e Studentëve
-Gara Ballkanike
-Gara e Filmave për të Drejtat e Njeriut
-Gara e Video-Animacioneve Muzikore
-Gara e Filmave për të Rinj
Programet Jo-Garuese
–AniDox
–Animacione të porositura
–Programi Eksperimental
Nga 12 deri më 18 korrik, Anibar do të jetë shtëpia e tregimeve të fuqishme të rezistencës, botëve madhështore dhe karaktereve të dashura, si dhe filmave që sfidojnë rregullat e krijimit, duke përdorur animacionin për të na çuar në një dimension tjetër. Çdo vepër është rikujtesë se artistët vazhdojnë ta shtyjnë përpara këtë medium pavarësisht kërcënimit nga intelegjenca artificiale, sfidave financiare dhe situtatave gjeo-politike, duke bërë që arti të vazhdoj të triumfojë.
Na u bashkoni!