Përtej Betonit: Pasiguria e grave në hapësirat publike
Në këtë panel do të diskutohet se cilat janë disa nga sfidat kryesore që gratë dhe vajzat përballen në hapësirat publike në lidhje me sigurinë dhe ngacmimet seksuale?
Cilësia e hapësirave publike në qytete dhe shtete duhet të gjykohet nga ajo se çfarë u ofron ajo banorëve të tij – të drejtën për të jetuar, për të lëvizur dhe për të punuar me dinjitet dhe siguri. Megjithatë, shumë gra dhe vajza në Kosovë përballen me forma të ndryshme të ngacmimeve dhe dhunës seksuale në këto hapësira, duke iu kufizuar lirinë e lëvizjes por edhe duke ndikuar negativisht në shëndetin mendor dhe mirëqenien e përgjithshme të grave dhe vajzave. Në këtë panel do të diskutohet se cilat janë disa nga sfidat kryesore që gratë dhe vajzat përballen në hapësirat publike në lidhje me sigurinë dhe ngacmimet seksuale? Cila janë mekanizmat për adresim të ngacmimeve dhe dhunës seksuale? Cilat janë përgjegjësitë e institutcioneve publike? Si mund të ndërgjegjësohen qytetarët për krijimin e një mjedisi të sigurt?