4 vjet më parë

Një gjeneratë e re e Animatorëve po edukohet tek Anibar

Këtë vit Anibar po i sjellë puntoritë e shumëpritura të Animacionit Stop Motion në formatin online. Fëmijët që morën pjesë në puntori, me ndihmë të Kaltrina Berisha, Leonita Thaqi dhe Dritëro Bukleta, patën mundësinë të praktikojnë kreativitetin e tyre dhe të zhvillojnë aftësi themelore të animacionit. Ky aktivitet do të vazhdojë përgjatë javës dhe është një shembull i angazhimit që Anibar shfaq ndaj gjeneratave të ardhshme të animacionit.

Duke përdorur programin Stop Motion Studio, fëmijët janë në gjendje që në këtë fushë të zhvillojnë aftësi themelore që në fazat e hershme. Anibar iu ka ofruar fëmijëve pajisje si letra, plastelinë dhe ngjyra me qëllim që me këto vegla të krijojnë skena animacioni. Përmes telefonave të prindërve te tyre, ata regjistruan pamjet dhe karakteret që i kanë krijuar vetë dhe me ndihmën e aplikacionit i përmblodhën në një animacion.

Pas punës në projektet e tyre, ata poashtu patën mundësi t’i shikojnë filmat e njëri tjetrit dhe të marrin pjesë në një diskutim për idetë dhe inspirimet e tyre. Ata krijuan një koncept për të krijuar një film rreth virusit Corona, një përvojë nga e cila janë ndikuar të gjithë.

Anibar është krenar të sigurojë që fëmijët të kenë mundësinë të shprehin kreativitetin e tyre në një mënyrë të shëndoshë, e kjo punëtori është një nga shumë mënyrat se si Anibar tenton të shfaqë këtë përkushtim.

Article Image

Related