5 vjet më parë

Më të mirët e “Animation Workshop” dhe “Famu” në Anibar x

Përvec prezantimeve të shumta, këtë edicion jubilar Anibar tenton të sjellë edhe shkollat më profesionale të filmit të animuar, në Kosovë, me qëllim të edukimit të brezave të rinj për filmin dhe artin në përgjithësi, e sidomos animacionin.

Për këtë qëllim një ndër 7 programet speciale të këtij viti është edhe ai që prezanton më të mirën e “Animation Workshop” dhe “FAMU 2013-2018”.
Që të dyja këto prezantime sjellin shkollat më të mira të filmit dhe filmit të animuar nga Danimarka dhe Çekia.

“The Animation Workshop / VIA University College (TAW)“ është shkollë e filmit me lokacion në Viborg të Danimarkës. Është institucioni kryesor skandinav me aktivitete që mbulojnë sferat e edukimit, kulturës, komunikimit dhe biznesit. Kjo shoshitje është zgjedhje e filmave nga Programi Bachelor i Animacionit të “The Animation Workshop” dhe përmban filma të studentëve të vitit të tretë, filma të “NGO” të krijuara nga studentë të vitit të dytë si dhe filma profesional të artistëve të “Open Workshop” (Punëtori e Hapur).

Filmat që do të shfaqen nga “Animation Workshop” janë:

  • Wrap it Up
  • Desert
  • Between Walls
  • Bacchus
  • Nothing Happens
  • Vermine
  • Tsunami
  • The Applicant
  • Solar Walk
  • Mask
  • Less Than Human
  • ForgetMeNot
  • Egg

Kurator i këtij prezantimi do të jetë Morten Thorning, drejtor i përgjithshëm i “The Animation Workshop”.

Morten Thorning, drejtori i përgjithshëm “The Animation Workshop / VIA University College”, është njëherit edhe themelues i “The Animation Workshop” (TAW), i cili tani shënon më shumë 25 vjet. Që nga fillimi, Morten ka qenë vazhdimisht në kërkim dhe në implementim të ideve të reja për shkollën. Ai ka qenë shtyesi kryesor dhe më meritori se pse niveli edukativ dhe atmosfera e “The Animation Workshop” është kjo që është sot.

“Best of Animation Workshop” prezantohet të mërkurën më 17 korrik 2019, duke filluar nga ora 14:00 në Kinemanë “Jusuf Gërvalla”, në Pejë.

Ndërsa nga Çekia na vjen shkolla “Famu”, e cila u themelua në vitin 1946 si një nga tre degët e Akademisë së Arteve Performuese, në Pragë. “FAMU”, është shkolla e pestë më e vjetër në botë, dhe gjuha e mësimdhënies në shumicën e kurseve në FAMU është çeke, por zhvillon kurse edhe në gjuhën angleze. Vazhdimisht, përzgjedhet si prej shkollave më të mira në botë nga The Hollywood Reporter, sa i përket filmit e sidomos filmit të animuar. Në fillim të viteve 60-ta, kjo shkollë u bë vendi i lindjes së lëvizjes së artistëve të rinjë, e cila më vonë u bë e njohur si “Lëvizja Çeke e Re,” me një kontribut mjaft të zellshëm për kinematografinë botërore duke sjellur në Republikën Çeke dy çmime Oscar për filmat më të mirë të huaj.

Departmenti i Animacionit në “FAMU”, (KAT), vitin e ardhshëm do t’i mbushë 30 vite. Prandaj, në edicionin e 10-të të “Anibar,” kemi nderin dhe kënaqësinë t’ju paraqesim një përzgjedhje të projekteve të fundit të kryera prej studentëve të kësaj shkolle, duke u përpjekur që prej filmave më të mirëve që janë punuar këto pesë vitet e fundit, t’i shfaqim gjatë javës së festivalit tonë.

Filmat që do të shfaqen në “Best of FAMU 2013-2018” janë:

  • Little Cousteau
  • Mythopolis
  • Happy End
  • Entangled
  • The Shadow over Prague
  • Fishermen
  • Oasis
  • Bloody Fairy Tales

Kuratore e programit të filmave nga FAMU do të jetë Alexandra Hroncova, e cila ka diplomuar në Universitetin e Çarllsit në Pragë, Departmenti i Studimeve të Filmit. Ajo është përgjegjëse për agjendën e festivalit, si dhe për shpërndarjen e filmave në FAMU. Përkujdeset për strategjinë e filmave të festivalit, dhe i ndihmon ata që të depërtojnë në mbarë botën.
Filmat e “Best of FAMU 2013-2018”, do të shfaqen më datën 21 korrik 2019, në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë, duke filluar nga ora 14:00.

Related