5 vjet më parë

“Kafe dhe Diskutim” me regjisorët – Dita 1

Article Image

“Coffee & Talk” nisi sot me prodhuesit e filmave “The Tower” Laurent Versini dhe ai i“Heat Wave”, Fokion Xenos. Në këtë bashkëbisedim patëm kënaqësinë që të dëgjojmë nga prodhuesit e filmave rreth teknikave, detajeve, animacionit, lëvizjeve dhe suksesit të filmave të tyre. Pasi që filmat e tyre ishin shfaqur dje gjatë ditës, ata sot treguan për të gjitha ndodhitë në prapaskenë dhe gjatë kohës kur ishin duke e realizuar filmin.

Ata u shprehën të emocionuar që përmes animacionit po kanë mundësi të krijojnë filma, të shprehin mendimet e tyre rreth çështjeve sociale dhe t’i tregojnë botës se kjo është një mënyrë e re për të protestuar për gjërat që nuk duhet të ndodhin. Njëherësh, ata u shprehën të lumtur që kanë mundësi të krijojnë një zë në shoqërinë civile, ndryshe nga klasa politike.

Krijuesit gjithashtu treguan se filmat e tyre janë shfaqur edhe në shumë festivale të tjera dhe

pavarësisht faktit që janë për fëmijë, e kanë pasur të vështirë të vendosin se cila moshë duhet t’i shikojë. Në fund, ata vendosën që filmat mund t’i shikojnë 10 ose 12 vjeçarët.

Ndërkaq, në kuadër të Anibar-it, çdo ditë, duke filluar nga ora 11:00, do të keni mundësinë të takoheni me krijuesit e filmave të ndryshme, podhimet e të cilëve do të shfaqen një ditë përpara.

Related