10 muaj më parë

Gara e Studentëve na fton në thellësinë e ndjenjave njerëzore

Ky program, sikurse dashnia, është sa tmerrues as tërheqës.

 Mbrëmë u hap Programi garues i filmave të studentëve në kuadër të edicionit të 14-të të Festivalit të Animacionit – Anibar në Pejë. Para publikut u shfaqën një gamë e ndryshme e filmave studentorë që hedhin dritë mbi thellësitë e ndjenjave dhe eksplorojnë sfidat e jetës njerëzore. Ky program filmash vjen si një udhëtim i madhështor nëpër përsosmërinë dhe sfidat e dashurisë, identitetit dhe zhvillimit personal. Nëpërmjet ndërtimit të historive të fuqishme dhe figurave simbolike, filma si “Pussy Love”, “Soaked In”, “FURRIE”, “Baby Steps”, “Above the Clouds” dhe “Curiosa” japin një perspektivë filozofike mbi eksperiencat njerëzore që lidhen me epshin.

Me anë të humorit, metaforave dhe lëvizjeve artistike, këto filma hedhin një dritë të re mbi marrëdhëniet midis njerëzve, kënaqësisë dhe dëshpërimit, dhimbjes dhe lumturisë. Ata na ftojnë të mendojmë për mënyrën sesi ndjekim dhe shprehim ndjenjat tona, si përballet truri ynë me çështjet e identitetit dhe sesi mund të jemi të hapur ndaj njohurive të reja që na kërkojnë të ecim në rrugën tonë të rritjes personale.

Kjo përzgjedhje e veçantë e filmave studentorë të animacionit shpalos vlerën e artit si një mjet për të shprehur emocionet më thelbësore dhe për të na lejuar të identifikohemi me përvojat e personazheve në mënyrë të thellë.

Pussy Love

Ky film vjen në Anibar nga regjisorja gjermane Linda Krauss, e cila në katër minuta të animacionit të saj na bashkon me Macen e lezetshme dhe na fton për t’u bashkuar me botën e Pussy Love. Shijoni një shfaqje epshi dhe dembelizmi! Ku mund të argëtoheni me gjoks e penisë. Kthetrat janë mprehur, pijet e gazuara gati, dhe leshi po laget. Romanca është kiç. Por edhe macja më e lodhur ende mund të humbasë kokën për dashuri.

Soaked In

Nga regjosri Shiyu Tang, në 4 minuta 45 sekonda reflekton mbi dëshpërimin dhe kënaqësinë e përzgjedhjes gjinore. Ky film vjen nga Kina në Kosovë.

FURRIE

Në 8 minuta 36 sekonda, filmi i Lucie Grannec, nga Franca, na fton në botën e një personi në lidhje të hapura e të lloj llojshme. Delfini Furrie është në marrëdhënie të lirë me pesëmbëdhjetë kafshë të fryra, një dhelpër e çmendur e dashuruar me një nuskë drithërash, një grup kafshësh të aftë me armët e zjarrit, etj. Portrete të ndryshme, ekzistuese, të anëtarëve të komunitetit leshatakë, të dashuruarish dhe entuziastësh të kafshëve antropomorfe.

Baby Steps

Nga Hungaria, Julia Tudisco dhe Jözsef Fülöp sjellin filmin e tyre mbi katër minutash, që paraqet jetën e një vajze adoleshente e cila është thellë në mendime në banjën e saj duke u përpjekur të pajtohet me një situatë të papritur rreth amësisë. Procesi i saj na çon në një aventurë për të gjetur pranim, hap pas hapi.

Above the clouds

Një vajzë e re befas e gjen veten sërish të dashuruar. Kur ajo arrin ta kuptojë këtë, ajo duhet të ikë. Një vorbull e çon atë në të kaluarën e saj, ku ajo ka mundësinë të çlirojë zemrën e saj nëse ri-interpreton ferrin e përvojës së saj të parë të dashurisë. Filmi vjen nga Hungaria dhe u krijua nga Vivien Hárshegy dhe József Fülöp.

Curiosa

Curiosa tregon historinë e Mary tepër kurioze, e cila viziton banesën e të dashurit të saj për herë të parë, vetëm për të zbuluar se banesa është zhveshur nga të gjitha sendet personale. Pasi iu mohua një shpjegim, ajo ngjitet në kokën e tij. Ky film vjen nga Britania e madhe nga autorët: Tessa Moult-Mileëska, Matthew Dicky

 

Leonora Aliu

Related