4 vjet më parë

Fëmijët njihen me teknikën “Ease In Ease Out” të animacionit

Fëmijët vazhduan të mësojnë punimet me programin Stop Motion Animation edhe në ditën e tretë të kësaj punëtorie gjatë Festivalit të Animacionit “Anibar”, ku edhe patën rastin të njihen me teknikën Ease In Ease Out të animacionit.

Vullnet Lleshi, një nga tutorët e këtij edicioni, i cili i përket gjeneratës së parë të akademisë së animacionit të Anibarit, iu demonstroi një shembull për të kuptuar më mirë se si funksionon kjo teknikë dhe se cilat janë mënyrat më të lehta për ta zotëruar këtë teknikë të animacionit. Gjithashtu, ai iu prezantoi në pika të shkurtra edhe 12 principet kryesore të animacionit.

Ndërkohë, fëmijët shfaqën interesim për t’i njohur të gjitha hapat e kësaj teknike. I prezantuan idetë e tyre për animacionet të cilat do t’i punojnë dhe cilat materiale e efekte do t’i përdorin .

Të gjitha këto ide u përcollën me sqarime e këshilla për realizimin e tyre nga mbikqyrësi i kësaj punëtorie.

Article Image

Related