3 vjet më parë

Brooke Keesling vjen me një prezantim frymëzues dhe me shumë këshilla

Brooke Keesling (“Inception”, “The Dark Knight”, “Bob’s Burgers”) do te mbane nje prezantim qe patjeter do te jete inspirues.

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar është shumë i lumtur të mirëpres përsëri Brooke Keesling. Brooke do të mbaj një prezantim ku do të ndajë përvojat e saj përgjatë punëve që ka realizuar me profesionistë të nivelit më të lartë të industrisë së animacionit. Ajo po ashtu do të flasë për disa nga të arriturat e saj.Nëse jeni të interesuar të bëni karrierë në industrinë e krijimtarisë ose thjesht dëshironi të dëgjoni histori frymëzuese suksesi, atëherë mos mungoni në këtë prezantim i cili do të mbahet më 29 korrik duke filluar nga ora 16:00 në Kinema Jusuf Gërvalla!

Është e vështirë të përmbledhësh karrierën e Brooke Keesling dhe ngjarjet mbresëlënëse të jetës së saj, por sidoqoftë ne do të provojmë. Për dekada të tëra, Brooke Keesling ka punuar në industrinë amerikane të animacioneve dhe video efekteve.. Përgjatë karrierës saj të bujshme, Brooke ka punuar në disa role si artiste, producente, ndërsa ka edukuar dhe zhvilluar talentë të ndryshëm. Filmi i saj i shkurtër i parë, “Boobie Girl”, kishte fituar dy çmime Oskar dhe Emmy më 2005. Pas këtij suksesi, Brooke Keesling, ka punuar në video-efektet e filmave të njohur siç janë “Inception”, “The Dark Knight”, “Hugo”, “Pirates of the Caribbean: On Strangers Tides”, “Green Lantern” dhe “Aviator”. Me vonë, ajo do të linte pas punën me video-efekte dhe do t’i përkushtohej zbulimit të talentëve”. Këtë punë të re, ajo do ta bënte për kompanitë e mëdha si “Cartoon Network”, “Disney” dhe “Warner Bros”. Kështu Brooke, shënjoi me vulë prodhimet e saja në këto kompani.

Tani Brooke është Kryesuesja e Zhvillimit të Talenteve të Animacioneve në Bento Box Entertainment. Kjo shtëpi e animacioneve ka punuar në një gamë të gjërë të projekteve të animacionit. Ata prodhuan video muzikore të animuara për artistë të mëdhenj si Alicia Keys, Coldplay, LSD dhe Pharrell Williams te cilët janë gjithashtu fuqia lëvizëse prapa “Bob’s Burgers”, një serial televiziv i animuar që ka fituar disa çmime Emmy. Bento Box Entertainment gjithashtu prodhon “Central Park”, një seri e animuar muzikore për një familje që jeton në Central Park në qytetin e New York-ut. Kjo seri ndërkohë që është në transmetim për vetëm një vit, tashmë është nominuar për 5 çmime kryesore televizive dhe fitoi “Best Animated” në AAFCA TV Honours. Përveç punës së saj në Bento Box Entertainment, Brooke Keesling njëkohësisht është Drejtoreshë e Komunikimeve dhe Kulturës në The Animation Guild.

 

Në prezantimin e saj, Brooke do t’i përgjigjet pyetjeve të ndryshme që do të mund t’iu hyjnë në punë krijuesve, siç janë: Si mund të futen ata në këtë fushë? A ka rëndësi edukimi artistik? Çfarë duhet të përmbajë portofoli? Si mund të arrihet angazhimi në “kompanitë e mëdha” të kësaj industrie? Ky prezantim, synon zgjerimin e njohurive, kapaciteteve dhe aftësive të të interesuarve. Kështu, nëse jeni duke punuar në industrine kreative në Kosovë, ose aspironi të merreni m e këtë industri, mos e humbisni këtë mundësi unike.

Related