11 muaj më parë

Bëhu koordinator në Anibar!

Aplikoni tani për t'u bërë koordinator në edicionin e 14-të të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar!

A keni pasion për animacion, a jeni të gatshëm për të qenë pjesë e një ekipi dinamik, profesional e kreativ? A keni përvojë në koordinim të eventeve, menaxhim ose produksion? A jeni gati të jeni pjesë e një ekipi të jashtëzakonshëm dhe të kontribuoni në suksesin e një prej festivaleve më emocionuese të animacionit? Nëse po ju ftojmë të aplikoni për t’u bërë koordinator për edicionin e 14-të të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit – Anibar.

Si koordinator, ju do të luani një rol thelbësor në planifikimin dhe ekzekutimin e aktiviteteve të festivalit, duke punuar afër me ekipën tonë që të sigurohemi për një edicion të suksesshëm.

Po kërkojmë koordinator për fushat si më poshtë:

Koordinator të Eventeve
Koordinator të Mediave dhe Komunikimit
Koordinator të Produksioneve Teknike
Koordinator të Programit të Edukimit
Koordinator të Kinemave
Koordinator të Qendrës për Informim
Koordinator të Jurive
Asistent i Koordinatorit të Vullnetarëve
Asistent i Koordinatorit të Financave
Asistent i Koordinatorit të Shërbimeve për Vizitor

Për të aplikuar, ju lutem na dergoni një CV dhe një letër të shkurtër motivimi ku përshkruani përvojën, aftësitë dhe motivimin tuaj për t’u bashkuar me ekipin tonë. Për të aplikuar dergoni të gjitha informatat në emailin: [email protected] me titullin: Anibar Application for (department) Coordinator!

Mirëpresim aplikantët që mund të komunikojnë në gjuhen shqipe dhe angleze, dhe veçanërisht inkurajojmë të aplikojnë individët nga komunitetet e nënpërfaqësuara.

Bashkohuni me ne për të festuar artin e animacionit dhe për të bashkuar një komunitet global artistësh, kineastësh dhe fansash të animacionit. Data e fundit për aplikim është 10 qershor 2023 në orën 23:59.

Të gjithë koordinatorët pritet të fillojnë punën më së largu deri me 17 qershor!

Related