2 muaj më parë

Bashkohu me Anibar!

Anibar ka nevojë për bletët punëtore!

Festivali i Animacionit Anibar po afron për edicionin e tij të 15-të! Nga 15 deri më 21 korrik do të jetë java më e dinamike e verës, në Pejë, Kosovë.

Për shtatë ditë plot me aktivitete, ngjarje, mysafirë, vizitorë dhe shumë çudira animacioni, Anibar ka nevojë për bletët punëtore! Vullnetarët kanë qenë gjithmonë një pjesë thelbësore e suksesit të festivalit, në të kaluarën, të tashmen dhe do të jenë dhe në të ardhmen.

Nëse ju pëlqen Animacioni, ose edhe nëse thjesht ju pëlqen të punoni, ndërkohë që keni mundësinë të takoni njerëz të rinj, të zhvilloni aftësi të reja dhe të merrni pjesë në ngjarjet më interesante për shtatë ditë me rradhë, mos e humbisni këtë mundësi.

Nuk kërkohet asnjë përvojë e mëparshme, por ne i duam njerëzit që janë të përgjegjshëm, punëtorë, mendjehapur, kureshtarë, krijues dhe bashkëpunues. Lexoni përshkrimet e secilit departament dhe aplikoni aty ku konsideroni që përshtateni më shumë. Nëse kaloni fazën e aplikimit, pastaj ne do të diskutojmë për hapat e tjera të angazhimit.

Akomodimi, shpenzimet e udhëtimit dhe mëditjet mbulohen nga festivali.

Aplikoni duke plotësuar formularin në këtë link deri më datë 31 maj 2024 në orën 23:59, dhe bëhuni pjesë e një përvoje të jashtëzakonshme.

Related