5 vjet më parë

Fituesit e Anibar X

Anibar shpall fituesit e editionit të 10-të të festivalit në Garën Ndërkombëtare, Garën e Studentëve, Garën Ballkanike, Garën e Filmit të Metrazhit të Gjatë, Garën e Videos Muzikore të Animuar, dhe Çmimin e Publikut.

———————————————————————————————————————————-

Fituesi i Garës Ndërkombëtare

And then the bear nga Agnes Patron

Çmimi kryesor i shkon një filmi i cili paraqet ambivalencë e lidhjes në mes të prindit dhe femijës. Ne u impresionuam nga saktësia në editim dhe nga përdorimi i fuqishëm i metaforave. Filmi paraqiti nevojën, tërbimin primar të rebelimit rinor që është rrënjësor për një gjeneratë e cila zapton hapësirën e vet.

Juria Kryesore: Koji Yamamura, Annette Schindler, Jeremiah Dickey, Lise Fearnley, and Ágota Végső

Article Image

———————————————————————————————————————————-

Njohje e Veçantë për Garën Ndërkombëtare

I’m going out for cigarettes nga Osman Cerfon

Filmi i parë të cilin duam ta nderojmë, eksploron dinamikat përbrenda një familjeje me një thellësi të madhe duke konsideruar se është film i metrazhit të shkurtër. Motivet, aspiratat dhe lidhjet e personazheve me njëri tjetrin shfaqen me një sasi mjaft zemërgjerë të humorit absurd.

Juria Kryesore: Koji Yamamura, Annette Schindler, Jeremiah Dickey, Lise Fearnley, and Ágota Végső

Article Image

———————————————————————————————————————————-

Njohje e Veçantë për Garën Ndërkombëtare

Egg nga Martina Scarpelli

Filmi i rradhës të cilin duam ta nderojmë ka në plan të parë perspektivat e animuara të cilat turbullojnë vijat në mes hapësirave të brendshme dhe të jashtme. Eksploron një esperiencë ndijore, detyrimin, konsumimin duke ekspozuar lidhjen toksike që ka personazhja me vetë trupin e saj.

Juria Kryesore: Koji Yamamura, Annette Schindler, Jeremiah Dickey, Lise Fearnley, and Ágota Végső

Article Image

———————————————————————————————————————————-

Fituesi i Garës Studentore

Applesauce nga Alexander Gratzer

Për një teknikë të re dhe të mahnitshme, për vlersimin e jetës dhe të bukurës, duke i dhënë shpresë frikërave tona më të thella, çmimi për filmin më të mirë të animuar të studentëve shkon për APPLESAUCE nga ALEXANDER GRATZER.

Juria e Studentëve: Hana Arapi, Jon Mithi, Qëndrim Spahija, Lum Radoniqi, and Rigon Kurteshi nën mentorimin e Kamila Dohnalová dhe Pavel Horáček.

Article Image

———————————————————————————————————————————-

Njohje e Veçantë për Garën e Studentëve

Hide N Seek nga Barbora Halířová

Duke ndjekur një tregim të bukur të emocioneve të fëmijërisë, rrjedhës së jetës, e punuar me “line-art” animacion të mahnitshëm njohja e veçantë shkon për HIDE N’SEEK nga Barbora Halířová.

Juria e Studentëve: Hana Arapi, Jon Mithi, Qëndrim Spahija, Lum Radoniqi, and Rigon Kurteshi nën mentorimin e Kamila Dohnalová dhe Pavel Horáček.

Article Image

———————————————————————————————————————————-

Fituesi i Garës Ballkanike

Imbued Life nga Thomas Johnson dhe Ivana Bosnjak

Fituesi i çmimit tonë eskploron lidhjen në mes të fizikës dhe metafizikës. Trajton në mënyrë të ndjeshme empatinë, kujtesen dhe perceptimin. Ne gjithashtu e vlersojmë se si flet për humbjen e lidhjes tonë me natyrën.

Juria Kryesore: Koji Yamamura, Annette Schindler, Jeremiah Dickey, Lise Fearnley, and Ágota Végső

Article Image

———————————————————————————————————————————-

Njohje e Veçantë për Garën Ballkanike

N’korniz nga Gëzim Ramizi 

Për qasjen e saj delikate ndaj një tregimi të nuancuar, me përdorim të matur të kornizimit dhe dritës për të shfaqur trazirën e brendshme të personazhit.

Juria Kryesore: Koji Yamamura, Annette Schindler, Jeremiah Dickey, Lise Fearnley, and Ágota Végső

Article Image

———————————————————————————————————————————-

Fituesi i Garës së Filmit të Metrazhit të Gjatë

The Tower nga Mats Grorud

“The Tower” nga Matt Grorud paraqet personazhet e tij në një formë tjetër të krizës ekzistenciale, me një metaforë qendrore të ndërtesës e cila ilustron eksperiencat e çdo gjenerate të zhvendosur të ndërtuar mbi të vjetrën. Një kombinim i teknikave të animacionit ndërlidh një diapason të gjerë të perspektivave me historitë e ekperiencave të personazheve, duke ngjallur empati dhe duke njerëzuar vështirësitë e një situate politike në faqen e një të ardhmeje të pasigurtë.

Juria Kryesore: Koji Yamamura, Annette Schindler, Jeremiah Dickey, Lise Fearnley, and Ágota Végső

Article Image

———————————————————————————————————————————-

Fituesi i Garës së Videos Muzikore të Animuar

SIAMÉS – MR. FEAR nga Pablo Rafael Roldán dhe Ezequiel Torres

Për një teknikë dhe stil të veçantë, çmimi për Videon Muzikore më të Mirë të Animuar shkon për SIAMÉS – MR. FEAR nga drejtori Pablo Rafael Roldan dhe Ezequiel Torres.

Juria e Studentëve: Hana Arapi, Jon Mithi, Qëndrim Spahija, Lum Radoniqi, and Rigon Kurteshi nën mentorimin e Kamila Dohnalová dhe Pavel Horáček.

Article Image

———————————————————————————————————————————-

Fituesi i Çmimit të Publikut

Toomas Beneath the Valley of the Wild Wolves nga Chintis Lundgren

 

Article Image

Related