3 vjet më parë

Anibar Stand-Up Comedy

Ne jemi shumë të emocionuar të lajmërojmë se këtë vit do të kemi një Stand-up Comedy me Esat Shabanin.

Esat Shabani është një humorist shqiptar. Ai do të sjellë në festivalin e Anibarit një natë të mbushur me të qeshura më 29 korrik, në ora 18:30. Ejani dhe bëhuni pjesë e kësaj nate të mrekullueshme.

Esati ka përjetuar eksperienca të llojllojshme dhe ka pasione të shumta, ku një ndër to është edhe komedia. Ai inspirimin kryesisht e gjen nga humoristët e famshëm si John Cleese, George Carlin, Jerry Seinfield, Bill Maher, Louis C.K dhe Ricky Gervais. Perfomanca ka të bëjë me bashkëveprimet shqiptare, por nga një këndvështrim tërësisht unik.

Pos karrierës si humorist, Esati ka njohuri të gjera në fusha të tjera, duke përfshirë këtu Biznes IT & Menaxhment, që është drejtimi ku ka diplomuar. Ai ka jetuar dhe punuar në Holandë për 15 vjet, kurse tani punon si Koordinator i Projekteve në shfaqjen televizive “Beso Në Mua”.

Ndonëse qëllimi i komedisë është të bëjë audiencën të qesh, përmes saj mund të vëmë në pah dhe të vërtetën e pafiltruar. Esati komedinë e merr me një përkushtim të veçantë, gjë që ka rezultuar në performance shumë të suksesshme, ku audienca gjithmonë ka shpërthyer në të qeshura.

Kur shfaqja të fillojë dhe Esati të zotërojë skenën, jeni të sigurt që ajo natë do të jetë e paharruar. Përmes performancave të tij, Esati synon t’i tregojë audiencës aspekte të reja të komedisë. Të gjithë ne kemi një humorist brenda nesh, thjesht na duhet personi i duhur për t’i thënë fjalët e duhura që ta nxjerrim atë në pah. Ne duhet të gjejmë argëtim në gjërat përreth nesh, dhe t’i shohim ato me një frymë të pamenduar më parë.

Related