Akreditimi i mediave për edicionin e 17-të t’Festivalit t’Animacionit Anibar
Aplikimet janë hapë për akreditim t’mediave për Anibar!
Aplikimet janë hapë për akreditim t’mediave për Anibar!
Po i hapim zyrtarisht aplikimet për mediat vendore dhe ndërkombëtare për m’u bo pjesë e edicionit të 17-të t’Festivalit t’Animacionit Anibar, që ka me u mbajtë prej 12-18 korrik 2026, n’Pejë, Kosovë.
Këtë vit nuk po e ndjekim nji temë t’caktume. Kur ju pyetëm “Cila osht’ e ardhmja?”, e kuptum që duhet me e jetu për me gjetë përgjigjen. Ndaj, këtë herë, po i lëmë programet me fol vetë. Prej filmave t’shkurtë t’animum, te punëtoritë, jena gati me i shfaq tregimet që e krijojnë botën tonë, dhe po dojmë që ju me kanë aty për m’i shfaq krejt.
Çka përfitoni si media e akreditume?
Përfitoni qasje t’plotë n’festival:
-
Akses i plotë: Hyrje n’krejt shfaqjet, ngjarjet dhe punëtoritë.
-
Qasje n’prapaskenë: Përparësi n’planifikimin e intervistave me regjisorë, animatorë dhe mysafirët tanë specialë.
-
Mikpritja e festivalit: Akomodim n’Pejë.
Qysh me apliku?
Gati me na u bashkangjitë? Dërgoni nji email në [email protected] me detajet si në vijim:
-
Emri i mediumit tuaj
-
Emri i plotë i gazetarit dhe çdo anëtari tjetër t’ekipit (fotografë, kameramanë, etj.)
-
Datat e qëndrimit n’Pejë (t’nevojshme për planifikimin e akomodimit)
-
Çdo plan specifik për mbulim mediatik ose kërkesa të tjera
Ju lutemi, dërgoni aplikimin e juaj deri më 10 korrik për me u marrë në konsideratë për akreditim këtë vit.
Pse me apliku?
Tu u bashku me ne si media e akreditume, ju e keni nji rol kyç n’komunitetin e Anibar, tu e sjellë fuqinë e kreativitetit dhe animacionit në nji skenë globale, duke bërë që zërat e krijuesve të dëgjohen dhe me i frymëzu gjeneratat e ardhshme. Perspektiva juaj osht’ mënyra se qysh bota e sheh çka bojmë na ma s’miri.
Nëse keni pytje, kontaktoni ekipin tonë të medias në [email protected] ose koordinatorin tonë t’komunikimit, Veton Kasapolli, në numrin +383 49 602 663.
Sapo ta marrim aplikimin tuaj, ekipi jonë do t’ju kontaktojë për me i diskutu opsionet e bashkëpunimit dhe logjistikën.
Mezi presim me ju mirëpritë n’Pejë për nji javë plot kreativitet, perspektiva të reja dhe energji që veç n’Anibar e gjen.