2 muaj më parë

Akreditimi i Mediave për Edicionin e 16-të të Festivalit të Animacionit Anibar

Aplikimet janë tashmë të hapura për akreditim të mediave!

Aplikimet janë tashmë të hapura për akreditim të mediave (rajonale dhe ndërkombëtare) për edicionin e 16-të të Festivalit të Animacionit Anibar, që do të mbahet nga data 14–20 korrik 2025, në Pejë, Kosovë.

Tema e këtij viti? Ndoshta keni dëgju dicka… por kemi me nda shumë shpejt me juve. Megjithatë, aplikuesit do të informohen plotësisht me të gjitha detajet përkatëse.

Çka përfiton media?

Qasje në gjithçka që ofron Anibar: 

-Të gjitha shfaqjet, ngjarjet dhe panelet 

-Qasje prioritare për intervista me regjisorë, animatorë dhe mysafirë special 

-Akomodim në Pejë

Aplikimi për akreditim: 

Për të siguruar pjesëmarrjen tuaj, ju lutemi na dërgoni një email në [email protected]:

  1. Emrin e mediumit 
  2. Emrin dhe mbiemrin e gazetarit/es dhe të anëtarëve shoqërues të ekipit (fotograf, kameraman etj.)
  3. Datat kur planifikoni të qëndroni në Pejë (të nevojshme për akomodim)
  4. Çdo kërkesë apo nevojë të veçantë mediatike

Afati i fundit për aplikim është: 31 Maj, 2025.

Roli juaj në Anibar: Duke qenë pjesë e festivalit si media e akredituar, ju bëheni një pjesë thelbësore e komunitetit të Anibari-it. Përmes punës tuaj, ju ndihmoni në promovimin e fuqisë së animacionit për një audiencë globale dhe kontribuoni në misionin e festivalit për të festuar kreativitetin dhe për të frymëzuar gjeneratat e ardhshme të animatorëve.

Për çdo pyetje ose informacion shtesë, mos hezitoni të kontaktoni ekipin tonë të medias në [email protected], ose direkt Koordinatoren e Komunikimit, Fjolla Talla, në numrin +383 44 885 616.

Pas pranimit të emailit tuaj për akreditim, do t’ju kontaktojmë për të diskutuar rreth paketave të ndryshme të bashkëpunimit.

Ne mezi presim të na bashkoheni në Pejë ngaqë besojmë se do të jetë një edicion i paharrueshëm i festivalit – përgatituni për tregime të reja, perspektiva të freskëta dhe për ngrohtësinë që ndan bashkë komuniteti i dashamirësve të animacionit.

Related