11 muaj më parë

Akreditimet e Mediave për Anibar 14!

Ky vit shënon edicionin e 14-të të Festivalit të filmit të animuar Anibar dhe tema e këtij viti është “Dashuria”. Anibar ka kuruar bukur një program të pasur plot aktivitete të ndryshme dhe jemi shumë të lumtur të ju mirëpresim të gjithëve për të qenë pjesë e këtij edicioni fantastik.

Përveç aktiviteteve të ndryshme, Anibar do të vazhdojë të ofrojë akomodim për të gjithë gazetarët që mbulojnë festivalin. Për të pasur qasje në akomodim të gjithë gazetarët duhet të aplikojnë për akreditim.

Akreditimi për edicionin e 14-të të festivalit të filmit të animuar ju ofron:

Mundësinë për të parë të gjithë filmat e festivalit nga të gjitha kategoritë
Takime dhe intervista me të ftuar dhe kineast të njohur ndërkombëtarë
Ndjekjen e paneleve të diskutimit
Ndjekjen e punëtorive
Akomodimin në Pejë për qasje më të lehtë në festival

Si të aplikoni për akomodim

Në mënyrë që të gjithë gazetarët të akomodohen dhe të kenë qasje të lehtë në festival, ju lutemi të dërgoni informatat e nevojshme të bashkëngjitura më poshtë në [email protected]

Emri i kompanisë mediatike
Emri dhe mbiemri i gazetarit dhe kameramanit/fotografit
Datat kur ekipi juaj do të vij në festival (e nevojshme për të rezervuar akomodimin)

Nëse keni pyetje shtesë në lidhje me procesin e akomodimit, mos ngurroni të kontaktoni Koordinatoren tonë për Media, Rina Statovci duke përdorur këtë numër telefoni: +38349557333

Anibar ju falënderon ju dhe ekipin tuaj mediatik për mbështetjen tuaj të vazhdueshme në mbulimin e festivalit. Është gjithmonë kënaqësi të ju kemi pjesë të festivalit.

Festivali do të mbahet nga data 17 deri më 23 korrik në qytetin e Pejës, Kosovë.

Dashuria ju pret në Anibar!

Related