3 vjet më parë

Tales of Isolation

Intervista me vizitorët e Anibar mbi përvojat e tyre me izolimin. Pjesa 1

Në rubrikën “Tales of Isolation” kemi kërkuar nga pjesëmarrësit të ndajnë me ne përvojat me izolimin.

Liri Kuçi, është një 27 vjeçare nga Tirana, gjithashtu pjesëmarrëse për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Animacionit Anibar.

“Unë jam e lumtur të jem këtu, veçanërisht me krijimet e shumta të Festivalit, të cilat kontribuojnë politikisht jo vetëm në aktivizëm, por dhe në të drejtat e njeriut dhe në çështje të caktuara sociale.”

Sipas saj, pandemia ka rritur përvojat me izolimin, e gjithashtu na ka bërë të ndihemi të vetmuar dhe të pamotivuar. Një e mirë e tërë kësaj, është që ka ritheksuar nevojën për lidhje dhe unitet.

“Unë besoj që një nga kënaqësitë më të mëdha njerëzore është aftësia për të ndarë përvojat dhe ndjenjat me të tjerët.”

Si përfundim, sipas saj, izolimi është një fenomen kompleks që ka ndikuar negativisht në jetët etë gjithëve, por njëkohësisht na ka rikujtuar ta vlerësojmë jetën shoqërore dhe lidhjet me njerëz.

Related