Kultura nën punime:
Si ndërtojmë një ekosistem më të drejtë për kulturën?
Teksa infrastruktura kulturore po rindërtohet dhe politikat e reja publike për kulturën po hyjnë në fazën e zbatimit, kjo bisedë fton në reflektim mbi ekosistemin kulturor që po ndërtojmë dhe përvojat e atyre që e formësojnë atë. Si e kuptojmë dhe e masim ndikimin e kulturës në komunitete? Si krijojmë një sistem të drejtë, të qasshëm dhe të qëndrueshëm për artistët, organizatat dhe iniciativat qytetare? Çfarë qasjesh nevojiten në nivele të ndryshme organizimi – nga iniciativat grassroots te organizatat e konsoliduara dhe institucionet publike? Dhe si forcojmë dialogun ndërmjet institucioneve, sektorit të pavarur dhe publikut?
Duke u nisur nga gjetjet paraprake të hulumtimeve mbi reformën e financimit të kulturës dhe Studimit mbi Impaktin Social të Skenës së Pavarur Kulturore në Kosovë, biseda sjell së bashku perspektiva nga hartimi i politikave publike, zhvillimi i shoqërisë civile, modelet e financimit dhe praktikat e organizimit të pavarur. Së bashku do të reflektojmë mbi praktikat aktuale, sfidat dhe hapat e ardhshëm drejt një ekosistemi kulturor më të drejtë, më të hapur dhe më të qëndrueshëm, ku kultura kuptohet si pjesë e zhvillimit demokratik, pjesëmarrjes qytetare dhe jetës publike.
Pjesëmarrës
- Nora Arapi Krasniqi – Zëvendësministre e Kulturës dhe Turizmit
- Edona Krasniqi – Drejtore e Programit të Granteve, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)
- Rozafa Maliqi – Drejtore, Fondacioni Armata
Moderon
Ares Shporta (Fondacioni Lumbardhi)
Organizatorët dhe Mbështetësit
Ky diskutim bashkëorganizohet nga Anibar dhe Fondacioni Lumbardhi në kuadër të PAKT – Platformës për Art, Kulturë dhe Trashëgimi.
Puna e PAKT mbështetet nga Fondacioni Heinrich Böll (HBS).
Diskutimi organizohet me mbështetjen e projektit “Nxitja e Partneriteteve të Qëndrueshme dhe Dialogut: Bashkëpunimi në Art dhe Kulturë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, të zbatuar nga Anibar dhe NKSS me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, si dhe me mbështetjen e Programit EJA të Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), i bashkëfinancuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (Sida) dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), përmes projektit të zbatuar nga Fondacioni Lumbardhi.