8 orë më parë

Akreditimi i mediave për edicionin e 17-të t’Festivalit t’Animacionit Anibar 

Aplikimet janë hapë për akreditim t’mediave për Anibar!

Aplikimet janë hapë për akreditim t’mediave për Anibar!

Po i hapim zyrtarisht aplikimet për mediat vendore dhe ndërkombëtare për m’u bo pjesë e edicionit të 17-të t’Festivalit t’Animacionit Anibar, që ka me u mbajtë prej 12-18 korrik 2026, n’Pejë, Kosovë.

Këtë vit nuk po e ndjekim nji temë t’caktume. Kur ju pyetëm “Cila osht’ e ardhmja?”, e kuptum që duhet me e jetu për me gjetë përgjigjen. Ndaj, këtë herë, po i lëmë programet me fol vetë. Prej filmave t’shkurtë t’animum, te punëtoritë, jena gati me i shfaq tregimet që e krijojnë botën tonë, dhe po dojmë që ju me kanë aty për m’i shfaq krejt.

Çka përfitoni si media e akreditume?

Përfitoni qasje t’plotë n’festival:

  • Akses i plotë: Hyrje n’krejt shfaqjet, ngjarjet dhe punëtoritë.
  • Qasje n’prapaskenë: Përparësi n’planifikimin e intervistave me regjisorë, animatorë dhe mysafirët tanë specialë.
  • Mikpritja e festivalit: Akomodim n’Pejë.

Qysh me apliku? 

Gati me na u bashkangjitë? Dërgoni nji email në [email protected] me detajet si në vijim:

  • Emri i mediumit tuaj
  • Emri i plotë i gazetarit dhe çdo anëtari tjetër t’ekipit (fotografë, kameramanë, etj.)
  • Datat e qëndrimit n’Pejë (t’nevojshme për planifikimin e akomodimit)
  • Çdo plan specifik për mbulim mediatik ose kërkesa të tjera

Ju lutemi, dërgoni aplikimin e juaj deri më 10 korrik për me u marrë në konsideratë për akreditim këtë vit.

Pse me apliku?

Tu u bashku me ne si media e akreditume, ju e keni nji rol kyç n’komunitetin e Anibar, tu e sjellë fuqinë e kreativitetit dhe animacionit në nji skenë globale, duke bërë që zërat e krijuesve të dëgjohen dhe me i frymëzu gjeneratat e ardhshme. Perspektiva juaj osht’ mënyra se qysh bota e sheh çka bojmë na ma s’miri.

Nëse keni pytje, kontaktoni ekipin tonë të medias në [email protected] ose koordinatorin tonë t’komunikimit, Veton Kasapolli, në numrin +383 49 602 663.

Sapo ta marrim aplikimin tuaj, ekipi jonë do t’ju kontaktojë për me i diskutu opsionet e bashkëpunimit dhe logjistikën.

Mezi presim me ju mirëpritë n’Pejë për nji javë plot kreativitet, perspektiva të reja dhe energji që veç n’Anibar e gjen.

 

Related