Workshop

Dizajnimi i zërit për animacion

Event Imgage

Në këtë kurs, pjesëmarrësit do të eksplorojnë teknikat dhe qasjet e ndryshme të përdorura në dizajnimit dhe prodhimin e zërit për film të animuar.

Event Imgage

Në këtë kurs, pjesëmarrësit do të eksplorojnë teknikat dhe qasjet e ndryshme të përdorura në dizajnimit dhe prodhimin e zërit për film të animuar.

Pjesëmarrësit të ndarë në grupe prej tre personash do të kenë projekte filmike, për të cilët janë përgjegjës për krijimin e audios. Qofshin ato dialogje, monologje, apo efekte të zërit të punuar me teknikën Foley. 

Ky proces do bëhet nën mbikqyrjen e tutorëve në bashkëpunim me mysafir të festivalit, me përvojë në krijim të filmit të animuar. 

Kursi do të ekspolorjë audion si pjesë kyqe e një projekti filmik. Ku qëllim kryesorë do të jetë që pjesëmarrësit të fitojnë aftësitë e nevojshme për të përcaktuar se ku dhe cfarë lloje të zërave nevoiten brenda projekteve të tyre, si dhe ndikimin që ato kan në filmin si tërësi. 

Çdo proces do të kritikohet si nga kolegët ashtu edhe nga trajnerët dhe mjedisi i klasës do të jetë një mjedis bashkëpunimi dhe eksplorimi.

Lisa LaBracio është një drejtore e pavarur e animacionit e specializuar në teknikat e animacionit të punuar me dorë, me qendër në Brooklyn, Nju Jork. Si pjesë e ekipit themelues të animacionit në TED-Ed, ajo ka drejtuar dhjetëra filma të shkurtër edukativë, duke përfshirë bashkëdrejtimin e poemës së animuar, të vlerësuar me çmime, – “The Opposites Game”. Si një e konvertuar kohët e fundit në drejtimin animatorës së pavarur, Lisa tani po bashkëpunon me disa klientë dhe organizata për të ngritur historitë dhe punën e artistëve, shkencëtarëve dhe misioneve jofitimprurëse duke përdorur animacion të punuar me dorë.

Ky workshop do të asistohet nga Flaka Kokolli, Edvin Susuri, Ari Zharku

Apliko këtu: https://forms.gle/Wumoq4JhLtMboC3X9

17

Monday