2 vjet më parë

Programi i veçantë: Bashkëohësitë Queer

Anibar ka trajtuar gjithmonë çështje të rëndësishme në çdo edicion të këtij festivali

Temat e ndryshme që sjell festivali synojnë të prekin realitetin në të cilin gjendet shoqëria dhe bota jonë, të nxisin reagime dhe të zgjojnë ndërgjegjen shoqërore kolektive.

Një brez i ri kineastësh është shfaqur vitet e fundit, duke kuruar filma novator në zhanrin ende relativisht të ri të Queer Animation. Secili prej këtyre filmave ofron një perspektivë unike mbi kulturën dhe identitetin queer, nga identiteti gjinor i cili trajtohet në filmin “Purpleboy” e deri tek kultura e hershme e bisedave në internet në “Guy 101”. Shfaqen një larmi qasjesh nga realizimet narrative antropomorfe në vetën e parë në filmin “I Like Girls” deri te vizionet imagjinative të botës tjetër të udhëhequra nga gratë e Entropisë.
Disa përdorin humor dhe imagjinatë, e disa janë tregime faktike të përvojave të jetuara. Nga e gjithë bota, si Hungaria, Kanada dhe Izraeli, përmes stop-motion ose vizatimit me dorë, e vetmja gjë e përbashkët e këtyre filmave është një rrëfim bindës i përvojës njerëzore “queer”.

Ky program ndryshe dhe mjaft interesant u mbajt dje në ora 16:00 në Kinemanë “Jusuf Gërvalla”. Një prezantim i 10 filmave u shfaq përmes programit të veçantë “Bashkëkohësitë Queer”: Entropia, Hi, It’s Your Mother, Guy, The Saint of Dry Creek, I Like Girls, Purpleboy, The Night Cleaner, CUT, Manivald, and Modern Queer Heroes/Little Elephant/Queerer than Thou?.

Pas shfaqjes së filmave filloi Kate Jessop ishte e gatshme të ju përgjigjet pyetjeve nga publiku.

– Cila mendoni se është ndërlidhja mes temave queer dhe temave të tjera që njihen si tabu, ose të paktën që dikur kanë qenë tabu në animacion, domethënë le të themi jo aq e drejtpërdrejtë sa mund të jetë përmes filmave live-action apo formave të tjera të artit?

Kate Jessop: “Mendoj se, para së gjithash, animacioni është një medium shumë i qasshëm, prandaj, siç e dimë është mediumi më i mirë ndonjëherë. Është një medium gazmor, dhe për mua është mënyra më e mirë për të komunikuar temat potencialisht të vështira për një audiencë të gjerë. Pra, për disa arsye, është e arritshme, gazmore, por gjithashtu e tejkalon çështjen e reprezentimit, e cila ndodh më shumë në filmat live-action. Pra, nuk po flas vetëm për temat queer, po flas gjithashtu për lloje të tjera temash që njerëzit mund ta kenë të vështirë t’i eksplorojnë me live-action, si për shembull dokumentarët për refugjatët etj. Gjithmonë e keni problemin e reprezentimit të cilin nuk e keni aq shumë me animacion, kështu që është më shumë në imagjinatën dhe gjykimin e regjisorit të animacionit, mendoj.”

– Si ndiheni për faktin që temat queer diskutohen në një audiencë më të madhe, siç duket ato janë të pranuara gjerësisht në audiencën e animacionit, por ka pasur edhe reagime dhe shumë prej tyre kanë ardhur nga njerëz të famshëm me audiencë më të madhe ?

– Si mundemi ne të ndikojmë që animacioni të jetë sa më i përhapur?

Kate Jessop: “Pra, në disa mënyra, në fakt më pëlqen shumë kur shkoj në një festival dhe shoh një film queer që do të shfaqet në të njejtin program me filmat e tjerë. Kjo është një mënyrë e mirë për të komunikuar me audiencën potencialisht të paplanifikuar. Kështu, për shembull, është festivali i filmit London Shot dhe ka programe me filma për tema të dashurisë, dhe është si gjithë dashuria, kështu që mendoj se ndonjëherë nëse është vetëm një program filmash queer, disa njerëz mendojnë se kjo nuk më shqetëson mua, përveç nëse janë padyshim aleat. Por unë mendoj se planifikimi i përmbajtjes queer brenda një game të gjerë programesh është rruga për të shkuar përpara. Unë fillova të bëj filma queer pikërisht rreth vitit 2015, rreth asaj kohe hasa mjaft pengesa në kinemanë tradicionale queer në Mbretërinë e Bashkuar dhe Amerikë, është mjaft e rëndë me filma live-action. Pra, sa herë që shkoj në një festival queer, unë jam i vetmi animator queer, kur shkoj në një festival animacioni jam e vetmja regjisore queer, kështu që nuk jam përshtatur kurrë, unë jam gjithmonë delja e zezë kudo që shkoj..”

-A mund të na tregoni më shumë për mënyrën se si u realizua projekti?

“Heronjtë Modern Queer” është pjesa e dytë e “Heronjve Queer”. Fillimisht objektivi për këtë seri prej dy filmash ishte, disa arsye, fillimisht, doja të falënderoja njerëzit të cilët punojnë shumë brenda komunitetit queer, prandaj doja të përqendrohesha më shumë te heronjtë historikë queer. Për shembull Ana, e cila ishte kastruar kimikisht, por e kishte thyer kodin kundër nazistëve, Angela Davis dhe njerëzve të tillë. Kur u realizua ai film, unë vazhdova të takohesha me shumë animatorë, të cilët kur ju tregonim se po bëjmë një film edhe ata donin të përfshiheshin. Pastaj kur goditi pandemia, po mendoja, pra tani, jemi të gjithë në shtëpi. Kohë e mirë për të bërë një film tjetër, dhe kështu u dërgova email të gjithë atyre që më thanë se donin të punonin në të, dhe unë ju thashë “Ju kujtohet kur e thatë këtë? Po e bëjmë tani!”. Pas kësaj email-i, njerëzit vendosen të largohen, por është në rregull, kam gjetur disa njerëz të tjerë për të ndërhyrë. E krijova si një lloj loje, ku të gjithë duhej të nominonin dikë tjetër, dhe kriteri ishte që duhej të ishte dikush që do të shtynte përpara artin ose kulturën në çfarëdo mënyre. Mirëpo, nuk lejohej të animonit dikë nga nominimi, duhej të mësonin edhe për heronjtë e tjerë queer. Heroi mund të ndërrohej, nëse nuk ju pëlqente, kjo ndodhi herën e parë, por jo të dytën, kështu që kjo ishte edhe si një ushtrim edukativ. Duke e parë tani, e vërej se heronjtë janë shumë të përqendruar nga perëndimi, britanez, amerikanë, por këta ishin njerëzit që donin të punonin me mua për të. Kam marrë disa komente, më kujtohet, të cilët thonin “çfarë të bën të mendosh se këta janë heronjtë” duke mos e kuptuar plotësisht se ishte diçka si një lojë dhe këto ishin rregullat e lojës. Nuk po them se kjo ishte një listë përfundimtare, por në thelb ishte thjesht një nderim. Objektivi ishte ai i një feste. Njerëz si Fox Fisher, e cila është një aktiviste trans, marrin aq shumë abuzime në internet, saqë më thyen zemrën. Fox ishte nominimi im sepse për shkak të punës për njerëzit trans dhe aktivizmin trans. Ata e bëjnë botën një vend më të mirë dhe është kaq e pamerituar, sa duhej të nderoheshin.”

-Si e përballoni urrejtjen në mënyrë të shëndetshme?

Kate Jessop: “Dy gjëra, në lidhje me realizimin e filmave dhe bërjen e filmave queer, nuk kam përjetuar reagime në këtë drejtim, megjithatë kam përjetuar një lloj injorimi. Kur fillova të bëj filma queer, 7 vjet më parë, nuk më ftonin më në festivalet tradicionale të filmit në Europën Qendrore. Kjo ishte shumë zhgënjyese për mua, u ndjeva sikur nuk isha shumë e mbështetur nga festivalet tradicionale të animacionit. Gjërat për ironi kanë ndryshuar shumë, shumë nga festivalet që më refuzuan, jo Anibar, tani më kërkojnë të vij e të flas për këtë, dhe po mendojsha ku ishit 7 vjet më parë kur fillova për herë të parë të bëj këta filma. Për sa i përket përjetimit të paragjykimeve në shoqëri, unë do të thoja që thjesht përpiquni të gjeni komunitetin tuaj dhe të mbështesni njëri-tjetrin. Unë u rrita sipas legjislacionit i cili quhej seksioni 28 në Mbretërinë e Bashkuar, kështu mes viteve 1983 dhe 2006 … po, jam kaq e vjetër, brenda kolazheve nuk ju lejohej të flisnit për marrëdhëniet e të njëjtit seks dhe që krijoi një brez të tërë njerëzish plot turp. Ndjehem sikur shumë njerëzve në moshën time u është dashur të heqin qafe turpin, kam parë që në Hungari kanë sjellë një legjislacion të ngjashëm, Polonia ka zona anti-LGBT, megjithëse mendoj se BE-ja e ka mbyllur atë sepse është në thelb fashiste, por gjithsesi, ende nuk ndihem rehat të shkoj në këto vende, sepse nuk ndihem e mirëpritur. Unë do të thoja të përpiqeni të gjeni komunitetin tuaj dhe të mbështesni njëri-tjetrin. Unë mendoj se brenda komunitetit queer shpesh ka familje të zgjedhura, më shumë miq trans që janë refuzuar nga familjet e tyre kështu që është mirë të përpiqeni dhe të mbështesni njëri-tjetrin ku të mundeni dhe thjesht të zhvilloni një instinkt të mbrojtes së vetvetes. Unë mendoj se kjo gjë vjen natyrshëm, vjen natyrshëm edhe të qenit grua, thjesht zhvilloni një ndjenjë të 6-të, mendoni “a është ky një vend i sigurt për mua”, dhe a është ky një vend i sigurt për mua që të jem i hapur etj.”

-A keni ndonjë plan të ardhshëm për “Heronjtë Queer”?

Kate Jessop: “Po, absolutisht, ndjej se seriali mund të vazhdojë. Një sygjerim tjetër që kisha ishin “heronjtë” anti-queer, si Putini, por kjo është një gjë mjaft e urryer dhe nuk dua të përhap urrejtje, prandaj, po përpiqem të bëj diçka pozitive. Ka kaq shumë grupe të ndryshme njerëzish mbi të cilët mund të fokusohem, unë gjithmonë mendoj për heronjtë në jetën reale dhe se si ne duhet t’i kemi ata në animacion, si për shembull heronjtë feministë, heronjtë me aftësi të kufizuar, ka kaq shumë heronj që ne mund t’i kemi të animuar dhe duhet ti nderojmë. Më duhet të mendoj edhe për disa tema të tjera.”

Related