2 years ago

Thirrje për shprehje të interesit për angazhim të ekspertëve/eve

Për Anibar
Anibar është organizatë e themeluar në vitin 2010 nga një grup i aktivistëve të rinjë, që kanë
demonstruar punën dhe vizionin e tyre për qytet me ekonomi dhe demokraci të zhvilluar përmes
kulturës. Duke organizuar 12-të edicione të festivalit Anibar, menaxhuar Kinemanë Jusuf Gërvalla në
Pejë dhe Akademinë e Animacionit. Programi i Anibar është i balancuar në mes të projekteve të
ndryshme me anë të cilave organizata e realizon misionin e saj.

Angazhimi i Ekspertëve/eve
Anibar në kuadër të projektit për Zhvillim Organizativ të mbështetur nga programi EJA Kosovë i
KCSF-së po hap thirrje për angazhimin e ekspertëve në fusha që ndërlidhen me zhvillimin e
organizatës.
Në kuadër të këtij projekti Anibar do të angazhoj ekspertë për zhvillimin e mëtutjeshëm të planit
strategjikë të organizatës, për zhvillimin e planit të biznesit për Kinemanë Jusuf Gërvalla, për krijimin
e politikave mjedisore dhe cështjeve gjinore brenda organizatës Anibar.
Anibar fton të gjithë të interesuarit/at me kualifikime përkatëse dhe përvojë të dëshmuar që të
shprehin interesimin e tyre për t’u aplikuar në njërën nga fushat e më poshtme.

Ekspertët/et mund të aplikojnë në një ose më shumë nga fushat e listuara më poshtë:
1. Ekspertë për zhvillimin e mëtutjeshëm të planit strategjik të organizatës Anibar
Strategjia aktuale e Anibar fokusohet në katër programe: kulturë për zhvillim, programi i animacionit,
aktivizimi qytetar dhe edukimi artistik. Në kuadër të këtij angazhimi eksperti/ja i/e angazhuar do të
punojë rreth zhvillimit të planit të veprimit, zhvillimit të mëtutjeshëm të programeve, përcaktimit të
objektivave specifike dhe indikatorëve të suksesit.
Angazhimi: 12 ditë

2. Ekspertë për Planin e biznesit për Kinemanë Jusuf Gërvalla
Eksperti/ja i/e angazhuar do të punoj në zhvillimin e planit të biznesit për kinemanë Jusuf Gërvalla.
Do të angazhohen së bashku me ekipin e Anibar që të shikojnë rreth mundësive për të zhvilluar
programe dhe shërbime të cilat do të mund të ndikojnë në rritjen e qëndrueshmërisë së Kinemasë
Jusuf Gërvalla.
Angazhimi: 12 ditë

3. Ekspertë për politika për mbrojtjen e mjedisit brenda organizates Anibar
Eksperti/ja i/e angazhuar do të punoj bashkë me ekipin dhe komunitetin e Anibar, që Anibar të marr
masa për të ulur impaktin ekologjikë dhe do të zhvilloj plane për të rritur qëndrueshmërin mjedisore tëprogrameve të organizatës, përfshi këtu festivalin e filmit të animuar Anibar, Kinemanë Jusuf
Gërvalla dhe Akademinë e Animacionit në Pejë dhe Prishtinë.
Angazhimi: 12 ditë

4. Ekspertë për politika për çeshtje gjinore brenda organizatës Anibar
Dokumenti në fjalë do të trajtoj forma se si Anibar do t’i inkorporoj çeshtjet gjinore në aktivitetet të
ndryshme të orgaizatës, si do të sigurohet të ketë pjesëmarrje të barabartë në aktivitete dhe programe,
dhe gjithashtu do të trajtoj aspektet se si të krijoj hapësirë të sigurtë për pjesëmarrje gjatë festivalit
Anibar dhe aktiviteteve tjera të organizatës.
Angazhimi: 12 ditë

Si të aplikoni?
Për të shprehur interesimin tuaj, duhet të na dërgoni:
– CV të detajuar, me theks në angazhimet tuaja në fushën përkatëse të aplikimit
– Dëshmi për përvoja të ngjashme
– Metodologjia dhe qasja e propozuar
Të gjitha dokumentet duhet të dërgohen përmes e-mailit, në adresën [email protected] me titull
Ekspertë për <fusha e veprimit>, jo më vonë se 8 Mars 2022 ora 16:00.
Anibar do t’i kontaktojë ekspertët/et dhe/ose kompanitë nga lista e personave dhe/ose kompanitë
aplikuese, me qëllim të diskutimit të bashkëpunimit eventual. Detajet tjera të bashkëpunimit do të
përcaktohen pas përzgjedhjes së ekspertëve konform afateve kohore të projektit dhe të dalurave të
paracaktuara në këtë projekt.

Vlerësimi i ofertave
Kandidatët do të vlerësohen nga një komision prej tre personash, si më poshtë:
40% Përvoja
30% Metodologjia e propozuar
30% Kostoja më e ulët

Ky aktivitet përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar per Shoqeri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’,
bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin (SDC), Suedia dhe
Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

Related