5 vjet më parë

Regjistrimi për punëtori

Muzika tradicionale dhe vallëzimi

Kultura është pjesë e gjërë dhe e rëndësishme e jetës së një individi. Ajo dikton kuzhinën, veshjen dhe artin dekorativ. Sidoqoftë, kultura gjithashtu gjenë shtrirje në argëtimin në të cilin marrim pjesë, dhe ky argëtim shërben si një shprehje e pastër e kënaqësisë brenda një komuniteti lokal dhe po ashtu shërben në ekzaminim e kulturës në tërësi. Një pjesë e rëndësishme e argëtimit tradicional është kënga dhe vallëzimi. Nëpërmjet një punëtorie animacioni, ne do të eksplorojmë shfaqjet tradicionale të muzikës dhe vallëzimit përmes fokusit në instumentet tradicionale siç është çiftelia.

Projekti “Promovimi i trashëgimisë kulturore në rajonin e Pejës” realizohet nga Anibar në kuadër të projektit GrassRoots Action Support që implementohet nga IKS, Lens dhe FES, financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.”

Pjesëmarrësit e interesuar të moshës 16-30 vjeç janë të inkurajuar të aplikojnë!

Afati i fundit për aplikim, 06 Tetor 2019!

Anibar inkurajon të gjitha grupet etnike që të aplikojnë për punëtorinë!

Pjesëmarrësit nga jashtë Pejës do t’i kenë akomodimin dhe një vakt të mbuluar gjatë kohëzgjatjes së punëtorisë.

Punëtoria do të fillojë më 18 Tetor dhe do të vazhdojë deri më 22 Tetor 2019.

 

Për të aplikuar kliko këtu.

Related