Anibar po kërkon gjeneratën e ardhshme të kritikëve të filmit 👀
Aktualisht po pranojmë aplikime për punëtorinë mbi kritikën e filmit. Kjo punëtori është një hyrje praktike në gazetarinë filmike brenda kontekstit të festivalit. Pjesëmarrësit do të ftohen të zhvillojnë më tej vështrimin e tyre kinemadashëse, të diskutojnë teorinë dhe praktikën e kritikës së filmit, si dhe të publikojnë punimet e tyre në zinën, revistën dhe faqen zyrtare të festivalit.
Pjesëmarrësit do të shkruajnë nën mbikëqyrjen editoriale të Amanda Barbour, kritike australiane e filmit dhe presidente e revistës më të vjetër online australiane për film, Senses of Cinema. Punëtoria do të mbahet në gjuhën angleze.
Kjo mundësi është e hapur për këdo mbi 18 vjeç që është i/e interesuar për diskutime serioze dhe të larmishme mbi kinemanë, nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia. Ne do të mbulojmë shpenzimet e transportit dhe akomodimit për të ardhur në Pejë për punëtorinë dhe për të marrë pjesë në festival nga 12 deri më 18 korrik 2026.
Për të aplikuar, dërgoni email në [email protected] me këto dokumente:
Afati për aplikim është mesnata e 8 korrik 2026. Aplikantët do të njoftohen për rezultatin e aplikimit të tyre deri më 10 korrik 2026.
Ky aktivitet financohet nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e Anibar-it dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së.

Saturday