Workshop

Koreografi Rotoskopike: Nga Video në Animacion

Event Imgage
Event Imgage

Anna Oikonomou

Anna Oikonomou është një animatore/ilustratore nga ishulli Kos, aktualisht me bazë në Athinë.

Ajo u diplomua në Departamentin e Dizajnit Grafik dhe Komunikimit Vizual të Universiteti i Atikës Perëndimore në vitin 2022. Që atëherë, ajo ka ndjekur programin MSc të Animacionit 2D dhe 3D; në të njëjtin universitet, ndërkohë që punon edhe në fushën kreative të prodhimit të animacionit në Greqi. Filmi i saj i parë “Looking for Joy” është shfaqur në festivale në Greqi dhe jashtë saj, duke fituar çmimin e filmit më të mirë për studentë në vitin 2022 në çmimet vjetore Stratos Stasinopoulos nga ASIFA Hellas dhe Qendra e Filmit Grek.

Kjo punëtori eksploron teknikën e rotoskopimit në animacion përmes rastit studimor të filmit të shkurtër “Cut the Tie” nga animatorja Anna Oikonomou. Projekti i saj u përfundua falë financimit nga Fondi i Festivaleve Evropiane për Artistët në zhvillim (EFFEA), me mbështetjen e TAF – Festivalit të Animacionit në Selanik, Festivalit Ballkanik të Filmit të Ushqimit dhe Festivalit Anibar. Anna Oikonomou do të flasë për animacionin e rotoskopit dhe të mirat e tij gjatë animimit të vallëzimit koreografik, përgatitjes, xhirimeve dhe pajisjeve që i nevojiteshin, si dhe do të prezantojë qasjen e saj për çështjet me të cilat është përballur gjatë procesit të krijimit të animacionit.

Punëtoria do të mbahet më 20 korrik në Galerinë e Arteve dhe është e hapur për të gjithë!

 

20

Saturday