Workshop

Cila është e ardhmja jonë?

Event Imgage
Event Imgage

Daniel Saul

Daniel Saul është regjisor, puna e të cilit është e rrënjosur në pikturë dhe animacion. Ai ka punuar gjithashtu si regjisor dokumentarësh, kurator ekspozitash, krijues teatri dhe udhëheqës i projekteve të mëdha të artit komunitar. Puna e tij është kryesisht e fokusuar në biografinë ndërpersonale dhe gjithëpërfshirjen sociale. Daniel ka krijuar produkte për muze, galeri arti dhe festivale në të gjithë botën. Aktualisht, ai ligjeron në Universitetin e Arteve, Londër, dhe është bashkëthemelues dhe drejtor i kompanisë të filmbërjes R8D Studio.

Meara Withe

Meara Withe është animatore eksperimentale dhe regjisore nga Londra. Në vitin 2024, ajo u diplomua me master në Animacion nga Kolegji Mbretëror i Artit dhe puna e saj është shfaqur dhe ekspozuar së fundmi në Kolegjin e Modës në Londër, Close-up Cinema, Akademinë Mbretërore të Muzikës, Galerinë Saatchi, Festivalin Fringe të Arteve Wandsworth, Festivalin Ndërkombëtar të Animacionit në Brighton dhe Festivalin Breeze të Filmit në Londër, ndër të tjera. Meara gjithashtu drejton punëtori krijuese në Universitetin e Arteve në Londër.

Përshkrimi i Puntorisë

Një punëtori ndërkombëtare e kombinuar me studentë nga Kolegji i Komunikimit në Londër dhe Akademia Anibar që punojnë së bashku duke bërë pyetje dhe duke shqyrtuar të ardhme të mundshme.

Seminari do të përfshijë rrëfim historish dhe fotografi, si dhe krijimin e cikleve të animuara dhe hartëzimit të projeksioneve.

Qoftë utopike apo distopiane, prisni që e ardhmja jonë të jetë surreale, me disponim të luhatshëm dhe ironike.

 

15

Tuesday