Ana Pinter
Ana Pinter është regjisore e pavarur skene me qendër në Beograd. Formimi i saj akademik përfshin letërsinë krahasuese, studimet artistike të teatrit dhe artet tradicionale skenike të Azisë Juglindore. Veprat e saj artistike njihen për përdorimin e të ashtuquajturave forma të vogla, duke ndërthurur teknika teatrale si kukullat, cirku bashkëkohor, vallëzimi, teatri me hije dhe multimedian, duke promovuar decentralizimin e pushteteve dhe struktura pa hierarki në procesin krijues kolektiv. Ajo është bashkëthemeluese e kompanisë Tri groša / Threepenny, e fokusuar në prodhimin artistik, hulumtimin dhe pedagogjinë në art dhe kulturë.
—
Përshkrimi i Puntorisë
Teatri i Shpellës është një formë e vogël e teatrit, e frymëzuar nga arti parahistorik nëpër shpella, teatri me rrotulla i Xhavës si dhe praktikat rrëfimtare. Duke u mbështetur fuqishëm në artet pamore dhe muzikore, si dhe në lojën e dritës dhe hijes, Teatri i Shpellës ngjall ndjesi arketipale dhe një atmosferë rituale, duke ofruar një metodë të mundshme të animacionit analog. Gjatë një procesi pesëditor kërkimor dhe krijues, pjesëmarrësit do të zhvillojnë, dizajnojnë dhe interpretojnë një pjesë teatrore me gjatësi mesatare, të bazuar në një legjendë popullore tradicionale shqiptare.
Teatri i Shpellës përfaqëson një praktikë të teatrit komunitar, duke ftuar pjesëmarrës të interesuar të të gjitha moshave, prejardhjeve dhe aftësive të ndryshme, me dëshirën për të qenë pjesë e një procesi emocionues, argëtues, kolektiv, krijues, pa krijuar mbetje fizike.
Tuesday