6 muaj më parë

Thirrje për të realizuar një hulumtim mbi ndikimin e Festivalit Anibar 2025

A po lë gjurmë Anibar? Na ndihmo të kuptojmë se çfarë lë pas Festivali.

Anibar hap thirrjen për kompani hulumtuese ose konsulentë individualë për të realizuar
vlerësimin e ndikimit socio‐ekonomik dhe mjedisor të edicionit të 16-të të Festivalit
Ndërkombëtar të Filmit të Animuar, që mbahet në Pejë nga 14 deri më 20 korrik 2025.

Qëllimi i këtij vlerësimi është të ofrojë një analizë të plotë të ndikimit të festivalit në ekonominë
lokale, dimensionin social-kulturor dhe gjurmën mjedisore, duke kuptuar më mirë kontributin dhe
efektet e festivalit te komuniteti dhe mjedisi përreth.

Afati për aplikim: 07/07/2025, ora 23:59

Qëllimi dhe objektivat specifike

Anibar fton kompani hulumtuese ose konsulentë individualë të kryejnë një studim të ndikimit
socio‐ekonomik dhe mjedisor të edicionit të 16‐të të festivalit. Sivjet synojmë:

● Të matet me saktësi kontributi ekonomik (drejt‐përdrejt & tërthor) te bizneset lokale,
turizëm, punësim dhe BPV.
● Të kuptohet ndikimi social & kulturor te grupe të ndryshme demografike.
● Të vlerësohet gjurma e karbonit (emetime, mbetje, energji, transport) dhe praktikave
tona të gjelbra.

Metodologjia dhe qasja kërkimore

Kërkohet përdorimi i një metodologjie të kombinuar (miks) që përfshin si qasjen kuantitative,
ashtu edhe atë kualitative, me qëllim që të ofrohet një analizë sa më gjithëpërfshirëse dhe e
thelluar e ndikimit të festivalit Anibar.

1. Komponenti kuantitativ:

● Anketa të strukturuara do të realizohen në dalje të aktiviteteve të festivalit, duke përdorur
një interval kohor të rastësishëm (p.sh. çdo 5 minuta), për të siguruar një mostër probabilitare dhe përfaqësuese.
● Mostra duhet të përfshijë vizitorët si dhe mysafirët e festivalit, për të pasqyruar më mirë
ndikimin ekonomik dhe kulturor.

2. Komponenti kualitativ:

● Intervista gjysmë të strukturuara dhe fokus-grupe do të zhvillohen me kategori të
ndryshme: vizitorë, staf dhe vullnetarë.
● Këto do të realizohen para dhe pas festivalit, për të thelluar kuptimin e ndikimit social
dhe për të identifikuar përvojat individuale dhe kolektive.

3. Kërkesa për përfaqësueshmëri dhe analizë të detajuar:

● Të dhënat e mbledhura duhet të jenë përfaqësuese dhe të balancuara demografikisht
(moshë, gjini, vendbanim) dhe të pasqyrojnë me besueshmëri përvojën e grupeve të
synuara.
● Kërkohet krahasim ndërmjet të dhënave demografike dhe variablave të tjera si:

○ motivimi për pjesëmarrje,
○ përvoja gjatë festivalit,
○ qëndrimet mjedisore,
○ dhe modeli i shpenzimeve.

4. Kategorizimi i vizitorëve dhe analiza mjedisore:

● Vizitorët duhet të kategorizohen në grupe të qarta (banorë lokalë, vizitorë vendas,
diaspora, ndërkombëtarë dhe mysafirë të festivalit), për të mundësuar llogaritje realiste
të ndikimit ekonomik.
● Vlerësimi mjedisor përfshin mbledhjen e të dhënave primare dhe sekondare për:

○ energjinë e konsumuar,
○ transportin,
○ përdorimin e ujit dhe prodhimin e mbetjeve,

○si dhe llogaritjen e emetimeve të CO2 të lidhura me festivalin.

5. Burime shtesë të të dhënave:

● Krahas të dhënave të mbledhura përmes terrenit, kërkohet edhe shqyrtimi dhe analizimi i
dokumentacionit të festivalit (raporte, statistika të brendshme) të dhëna të disponueshme
publike, për të mbështetur analizën.

6. Dorëzimi i rezultateve:

● Raporti final duhet të dorëzohet në gjuhën shqipe dhe angleze, dhe të përfshijë
gjithashtu një infografik të përgatitur për komunikim në rrjetet sociale.

Rezultatet e pritura

1. Raport analitik (maks. 45 f.) me:

❖ Përmbledhje ekzekutive, metodologji, gjetje kuantitative & cilësore, analiza
mjedisore.
❖ Crosstabs & interpretim i tendencave për grup‐mosha/gjini/rajone.
❖ Llogaritje të ndikimit ekonomik (drejt‐përdrejt, indirekt), social dhe mjedisor.
❖ Rekomandime konkrete për edicionet e ardhshme.

2. Material prezantues (powerpoint + infografika) për mediat & donatorët.

3. Dorëzim paraprak (draft) brenda 30 ditësh nga mbyllja e festivalit; version final brenda
45 ditësh.

Kualifikimet e kërkuara

● 5+ vjet përvojë në hulumtime socio‐ekonomike / mjedisore (ekip ose individ).
● Projekte të mëparshme me festivale, ngjarje kulturore ose OJQ.
● Aftësi të avancuara në analizë statistikore, metodologji të përziera & vizualizim të të
dhënave.
● Kapacitet për të punuar nën afate të shkurtra dhe me angazhim cilësor.

Kriteret e vlerësimit

Ofertat do të vlerësohen në dy faza: fillimisht në bazë të kritereve teknike, pastaj atyre
financiare. Për të kaluar në fazën e dytë, ofertat duhet të marrin të paktën 70% të pikëve
maksimale teknike (minimumi 49 nga 70 pikë).

Pas vlerësimit të të dyja aspekteve, ofertuesi që arrin rezultatin më të lartë të përgjithshëm
(teknik dhe financiar) do të përzgjidhet për të realizuar vlerësimin socio-ekonomik dhe mjedisor
të festivalit.

Kjo përzgjedhje bazohet në:

60% pesha e vlerësimit teknik, që përfshin metodologjinë, përvojën dhe qasjen e
propozuar

40% pesha e vlerësimit financiar, që vlerëson arsyeshmërinë e kostos së përgjithshme.

Kriteri Pesha
Qasja metodologjike & plan pune: 35%
Përvoja & kompetencat e ekipit 25%
Kuptimi i kontekstit kulturor/mjedisor 10%
Çmimi total (ofertë financiare) 30%

Çfarë duhet të përfshijë aplikimi (shqip ose anglisht)

1. Propozimi teknik (maks. 6 f.) që përshkruan metodologjinë, mostrën, instrumentet edhe
planin e punës.
2. Ofertën financiare si çmim total (neto) me të gjitha kostot.
3. CV/Portofol të ekipit ose konsulentit (dhe 2 kontakte reference).
4. Shembull pune të ngjashme (link ose PDF).

Propozimet Teknike dhe Financiare sipas ToR të prezantuara duhet të dërgohen në adresën
email: [email protected] jo më vonë se 07/07/2025.

Falënderojmë paraprakisht të gjithë të interesuarit për kontributin e tyre në rritjen e
transparencës dhe përmirësimin e ndikimit të Anibar‐it.

Related