5 muaj më parë

Shorty and Trashy: Nuk kemi fjalë. Oh jo, prisni, kemi shumë për të thënë.

Estetika trash eshte stabilizuar në kohë të ndryshme, duke e marrë prejardhjen prej kopjeve që i bëheshin veprave origjinale të gjenduara në afreske të ndryshme apo të pikturave të ndryshme gjatë periudhës së Rilindjes: duke i paraprirë kështu kitsch-it. Pas kitsch-it vjen stili camp, mandej trash, por ky nuk është një leksion mbi estetikën që nuk konsiderohet e bukur dhe simetrike. Në fakt në këtë program të kuruar nga Miyu Distribution, i krijuar në vitin 2017 si kompani e shpërndarjes së filmave me metrazh të shkurtër si dhe prodhime nga shkolla të animimit apo prodhime nga struktura të pavarura filmike. 

Në praktikën e tyre, ata synojnë të krijojnë një sistem ku estetikat filmike dhe tematikat e mprehta shkrihen në një dimension që rrek irracionalen dhe këndell atë nevojë për ta kuptuar të cuditshmen dhe të ndryshmen në film. 

Por mendojeni pak këtë sesion kështu: Një sipërmarrës në fushën e bioteknologjisë premton kofsha pule gjysmë-biologjike, tmerrësisht të pashëndetshme, por jashtëzakonisht shumë të shijshme. Një vajzë që ka si sport të vetin të preferuar balsamosjen e kafshëve. Ajo i do shumë macet e veta. Por i do përgjithmonë. Sido që të jenë: gjallë ose…jo-gjallë. Një trip psikadelik e pushton një djalë në atë që mund të quhet nata më e mërzitshme në botë, kur je vetëm. Krejt vetëm. Imagjinata shpërbëhet si matrioshka, në cdo celje, një problem krejt i ri. Dy boksierë karriere ndeshen ndërsa grushtimi i tyre elegant shoqërohet me muzikë klasike? Nota dhe gjaku janë gjuhë e mëvetshme e dhimbjes. 

Nëse mendoni se do të dilni nga dyert e kinemasë pa asnjë ndjenjë të habisë, do të thotë që ju vetë po jetoni në një film që do të duhej të ishte pjesë e këtij programi.

Tani le të njihemi më nga afër me secilin film: 

Animals (2019) me regji të Tue Sanggaard nis me një ide shumë të thjeshtë mjaftushëm për të munduar filozofët: cila është natyra e vërtetë e njeriut në kushte të izolimit. Në një metro gjenden plot persona të ngecur pa rrugëdalje. Dëshira për panik është infektuese dhe ngjit si mjaltë. Cmendi, përmbysje e rendit, etika dhe normat bazike të të ndërvepruarit me njerëzit kanë avulluar. Dëshira për shpëtim, i bën njerëzit të frikësohen deri në palcë e si reagim i natyrshëm i njeriut të mbuluar me frikë është ta shpërbëjë botën si e njeh. E ndoshta të bëjë edhe ndonjë gjë më tepër. Por gjithmonë, dëshira për ta filmuar këtë ngjarje të pazakontë, duke vepruar kështu pasivisht, nuk të bën më pak të cmendur. 

 

Chicken of the Dead (2019) me regji të Julien David – të gjithë njihemi me entuziazmin patetik të reklamave, ku produkti është dielli ku rrotullohet e gjithë eksperienca njerëzore. Falsisteti ndritës dhe i majmë shtrihet në fjalë, në slogane, në argumente të mbytur në epitete, për ta zhbërë idenë e të menduarit mbi produktin. Në një realitet të tillë, një sipërmarrës tipik që e sheh përfitimin si gjënë më thelbësore në jetë, paraqitet në mënyrë vrazhdësisht të vërtetë me gjithë iluzionin dhe kumtin se ekzistenca e tij nuk do të të bindë të blesh, porse të përjetosh. Si në cdo film të kësaj kategorie, shpërthimi i situatës në cmendi i kthen njerëzit që konsumojnë produktin – në këtë rast – kofshat e pulës, konsumatorët, në qenie hibride gjysmë-pulë, gjysmë-njerëz të cakërdisur e të mpiksur në nerva që ua orientojnë lëvizjen. A ka rrugëdalje nga rënia pre e një fushate të paepur reklamimi? Ende nuk e dimë.

 

Deadman’s Reach (2018) me regji të Quentin Vien: Të gjithë kemi rënë pre e endjes sflitëse e të pafundme të refuzimit dhe të dashurive të shkuara. Të gjithë e kemi shtrirë ëndrrën tonë më gjatë se vetë jeta dhe iluzionet na kanë mbuluar mendjen, me helmin e tyre të ëmbël, që të dehin, të shastisin dhe të bëjnë të mos e pranosh realitetin si të tillë. Dhimbja në zemër është e madhe dhe ta rrethon mendimin me precizion klinik. Në këtë gjendje endet edhe personazhi i këtij filmi, që në mes të kësaj hullie, e gjen veten para një mjedisi që nuk i përket, nuk e ndihmon të harrojë, por ja mpiks gjendjen dhe jetën.

 

Catherine (2017) me regji të Britt Raes: Një vajzë dhe një mace blu jetojnë të distancuara në një botë ku askush nuk i kupton, por ato jetojnë në lumni. Por kjo dashuri kthehet në obsesion. Me tiparet e saj të ëmbla vajza i përkëdhel të gjitha macet, që për dreq të fatit përfundon gjithmonë duke i vrarë. Duke i balsamosur. Duke i ruajtuar, përherë me vete. Si në tregimet e Dalh, ajo cka më së shumti dëshiron kthehet në nafakën që ta vendos damkën. Tregim jashtëzakonisht i mprehtë mbi natyrën obsesive e të mefshtë të njerëzve. 

 

Best Friend (2018) me regji të Nicholas Olivieri, Yi Shen, Juliana De Lucca, Varun Nair, David Feliu: Lidhja e njeriut me një entitet që nuk merr formën e njeriut, por të një qenieje robotike apo holografike i gjen rrënjët thellë në nisjen e rrëfimeve fantastiko-shkencore të shekullit të XIX. Frankeshtjani i kësaj radhe, është një bukuroshe që aktivizohet vec mes vizionit të trupit që mban cipin dhe e merr me vete kudo. Hologrami i përgjigjet, i flet, i mban shoqëri. Në mesin e gjithë hullisë dhe hutimit, shkulja e kësaj pajisjeje që përben antidotin e vetmisë, një prej plagëve më të thella të jetës post-moderne gjen prehje vetem në cmendi të plotë e të pastër. 

 

The Night I Danced (2017) with Dead me regji të Vincent Gibaud: Nevoja për ta shpënë ndërgjegjen dhe mendimin e trishtuar jashtë përjetimeve tona fizike, mund të na cojnë edhe në udhë jo fort të rrahura nga këmbët e njeriut. Karakteri i Gibaud e gjen veten të përhumbur, por të liruar nga marazet dhe cfarë shohim është një poezi vizuale, por që nuk flet në gjuhën e përkryerjes, por në atë të të kuptuarit se edhe cka ëndërrojmë më së shumti sado e rëndomtë është, jo gjithmonë të drejton në rehati e paqe. 

 

The Open Jaw (2017) me regji të Auguste Guicho: Një ndër aspektet më të lezetshme të estetikës trash është se e gjen humorin edhe në vende të panjohura. Karakteri i këtij filmi të shkurtër pushtohet nga uria deri në delir, e gjithë me cka njihemi janë se limitet të cilat ne i mendojmë për njerëzit, nuk janë bash ato që mendojmë, pasi jemi gjithmonë një depozitë që mezi merr frymë prej absurditeteve që na themelojnë ekzistencën. 

 

Preston 2016 me regji të Gabriel Amar, Louis Doucerain, Joseph Heu, William Marcere, Terence Tieu dhe Morgane Vaast i fton gjithë dashamirësit që ekzaltohen duke parë ndeshjet e boksit, të kuptojnë se adrenalina që e mban vëmendjen tonë, na ndihmon të clirohemi. Por jo aq shumë në këtë film që i flet një estetizimi të pazakontë, por shumë të mirëartikuluar e lakuar se si mund ta paramendojmë një ndeshje boksi si një një sallë të operas. Përplasja mes dy mediumeve kulturore, pra opera si medium më i sofistikuar dhe boksi, si art që i përket masave e gjen audiencën kurioze, në pikëpyetje, por pa asnjë dyshim, tej mase të argëtuar. 

Estetika trash eshte stabilizuar në kohë të ndryshme, duke e marrë prejardhjen prej kopjeve që i bëheshin veprave origjinale të gjenduara në afreske të ndryshme apo të pikturave të ndryshme gjatë periudhës së Rilindjes: duke i paraprirë kështu kitsch-it. Pas kitsch-it vjen stili camp, mandej trash, por ky nuk është një leksion mbi estetikën që nuk konsiderohet e bukur dhe simetrike. Në fakt në këtë program të kuruar nga Miyu Distribution, i krijuar në vitin 2017 si kompani e shpërndarjes së filmave me metrazh të shkurtër si dhe prodhime nga shkolla të animimit apo prodhime nga struktura të pavarura filmike. 

 

Në praktikën e tyre, ata synojnë të krijojnë një sistem ku estetikat filmike dhe tematikat e mprehta shkrihen në një dimension që rrek irracionalen dhe këndell atë nevojë për ta kuptuar të cuditshmen dhe të ndryshmen ne film. 

 

Por mendojeni pak këtë sesion kështu: Një sipërmarrës në fushën e bioteknologjisë premton kofsha pule gjysmë-biologjike, tmerrësisht të pashëndetshme, por jashtëzakonisht shumë të shijshme. Një vajzë që ka si sport të vetin të preferuar balsamosjen e kafshëve. Ajo i do shumë macet e veta. Por i do përgjithmonë. Sido që të jenë: gjallë ose…jo-gjallë. Një trip psikadelik e pushton një djalë në atë që mund të quhet nata më e mërzitshme në botë, kur je vetëm. Krejt vetëm. Imagjinata shpërbëhet si matrioshka, në cdo celje, një problem krejt i ri. Dy boksierë karriere ndeshen ndërsa grushtimi i tyre elegant shoqërohet me muzikë klasike? Nota dhe gjaku janë gjuhë e mëvetshme e dhimbjes. 

Nëse mendoni se do të dilni nga dyert e kinemasë pa asnjë ndjenjë të habisë, do të thotë që ju vetë po jetoni në një film që do të duhej të ishte pjesë e këtij programi.

 

Tani le të njihemi më nga afër me secilin film: 

 

Animals (2019) me regji të Tue Sanggaard nis me një ide shumë të thjeshtë mjaftushëm për të munduar filozofët: cila është natyra e vërtetë e njeriut në kushte të izolimit. Në një metro gjenden plot persona të ngecur pa rrugëdalje. Dëshira për panik është infektuese dhe ngjit si mjaltë. Cmendi, përmbysje e rendit, etika dhe normat bazike të të ndërvepruarit me njerëzit kanë avulluar. Dëshira për shpëtim, i bën njerëzit të frikësohen deri në palcë e si reagim i natyrshëm i njeriut të mbuluar me frikë është ta shpërbëjë botën si e njeh. E ndoshta të bëjë edhe ndonjë gjë më tepër. Por gjithmonë, dëshira për ta filmuar këtë ngjarje të pazakontë, duke vepruar kështu pasivisht, nuk të bën më pak të cmendur. 

 

Chicken of the Dead (2019) me regji të Julien David – të gjithë njihemi me entuziazmin patetik të reklamave, ku produkti është dielli ku rrotullohet e gjithë eksperienca njerëzore. Falsisteti ndritës dhe i majmë shtrihet në fjalë, në slogane, në argumente të mbytur në epitete, për ta zhbërë idenë e të menduarit mbi produktin. Në një realitet të tillë, një sipërmarrës tipik që e sheh përfitimin si gjënë më thelbësore në jetë, paraqitet në mënyrë vrazhdësisht të vërtetë me gjithë iluzionin dhe kumtin se ekzistenca e tij nuk do të të bindë të blesh, porse të përjetosh. Si në cdo film të kësaj kategorie, shpërthimi i situatës në cmendi i kthen njerëzit që konsumojnë produktin – në këtë rast – kofshat e pulës, konsumatorët, në qenie hibride gjysmë-pulë, gjysmë-njerëz të cakërdisur e të mpiksur në nerva që ua orientojnë lëvizjen. A ka rrugëdalje nga rënia pre e një fushate të paepur reklamimi? Ende nuk e dimë.

 

Deadman’s Reach (2018) me regji të Quentin Vien: Të gjithë kemi rënë pre e endjes sflitëse e të pafundme të refuzimit dhe të dashurive të shkuara. Të gjithë e kemi shtrirë ëndrrën tonë më gjatë se vetë jeta dhe iluzionet na kanë mbuluar mendjen, me helmin e tyre të ëmbël, që të dehin, të shastisin dhe të bëjnë të mos e pranosh realitetin si të tillë. Dhimbja në zemër është e madhe dhe ta rrethon mendimin me precizion klinik. Në këtë gjendje endet edhe personazhi i këtij filmi, që në mes të kësaj hullie, e gjen veten para një mjedisi që nuk i përket, nuk e ndihmon të harrojë, por ja mpiks gjendjen dhe jetën.

 

Catherine (2017) me regji të Britt Raes: Një vajzë dhe një mace blu jetojnë të distancuara në një botë ku askush nuk i kupton, por ato jetojnë në lumni. Por kjo dashuri kthehet në obsesion. Me tiparet e saj të ëmbla vajza i përkëdhel të gjitha macet, që për dreq të fatit përfundon gjithmonë duke i vrarë. Duke i balsamosur. Duke i ruajtuar, përherë me vete. Si në tregimet e Dalh, ajo cka më së shumti dëshiron kthehet në nafakën që ta vendos damkën. Tregim jashtëzakonisht i mprehtë mbi natyrën obsesive e të mefshtë të njerëzve. 

 

Best Friend (2018) me regji të Nicholas Olivieri, Yi Shen, Juliana De Lucca, Varun Nair, David Feliu: Lidhja e njeriut me një entitet që nuk merr formën e njeriut, por të një qenieje robotike apo holografike i gjen rrënjët thellë në nisjen e rrëfimeve fantastiko-shkencore të shekullit të XIX. Frankeshtjani i kësaj radhe, është një bukuroshe që aktivizohet vec mes vizionit të trupit që mban cipin dhe e merr me vete kudo. Hologrami i përgjigjet, i flet, i mban shoqëri. Në mesin e gjithë hullisë dhe hutimit, shkulja e kësaj pajisjeje që përben antidotin e vetmisë, një prej plagëve më të thella të jetës post-moderne gjen prehje vetem në cmendi të plotë e të pastër. 

 

The Night I Danced (2017) with Dead me regji të Vincent Gibaud: Nevoja për ta shpënë ndërgjegjen dhe mendimin e trishtuar jashtë përjetimeve tona fizike, mund të na cojnë edhe në udhë jo fort të rrahura nga këmbët e njeriut. Karakteri i Gibaud e gjen veten të përhumbur, por të liruar nga marazet dhe cfarë shohim është një poezi vizuale, por që nuk flet në gjuhën e përkryerjes, por në atë të të kuptuarit se edhe cka ëndërrojmë më së shumti sado e rëndomtë është, jo gjithmonë të drejton në rehati e paqe. 

 

The Open Jaw (2017) me regji të Auguste Guicho: Një ndër aspektet më të lezetshme të estetikës trash është se e gjen humorin edhe në vende të panjohura. Karakteri i këtij filmi të shkurtër pushtohet nga uria deri në delir, e gjithë me cka njihemi janë se limitet të cilat ne i mendojmë për njerëzit, nuk janë bash ato që mendojmë, pasi jemi gjithmonë një depozitë që mezi merr frymë prej absurditeteve që na themelojnë ekzistencën. 

Preston 2016 me regji të Gabriel Amar, Louis Doucerain, Joseph Heu, William Marcere, Terence Tieu dhe Morgane Vaast i fton gjithë dashamirësit që ekzaltohen duke parë ndeshjet e boksit, të kuptojnë se adrenalina që e mban vëmendjen tonë, na ndihmon të clirohemi. Por jo aq shumë në këtë film që i flet një estetizimi të pazakontë, por shumë të mirëartikuluar e lakuar se si mund ta paramendojmë një ndeshje boksi si një një sallë të operas. Përplasja mes dy mediumeve kulturore, pra opera si medium më i sofistikuar dhe boksi, si art që i përket masave e gjen audiencën kurioze, në pikëpyetje, por pa asnjë dyshim, tej mase të argëtuar. 

Një rrotullim syhapës rreth cfarë konsiderohet humoristike, revoltuese, por jashtëzakonisht angazhuese. Shorty and Trashy e mban në vete mënyrën se si ne tanimë i konsumojmë përmbajtjet mediale, me të njëjtën shpejtësi dhe gëlltitje sa ecja e sekondës. 

Autore: Blerina Kanxha

Fotoja në ballinë: Anibar / Elmedina Arapi

Related