18 Korriku me fjalë edhe frekuenca t'mira me: Elinel & Ece Özel
Elinel është rritur në një ambient urban në zemër të Prishtinës. Karriera muzikore e Elinel filloi në vitin 2009, si pjesë e grupit Abstract, një kolektiv i ri artistësh që eksperimentonin me hip-hop-in dhe poezinë urbane në Kosovën pasluftës. Krijimtaria e tij filloi të identifikohej për një stil introspektiv, shprehje poetike, dhe kritikë të thellë sociale. Ai është nga të paktët artistë që e ka zhvilluar karrierën totalisht i pavarur, pa u lidhur me ndonjë label të madh apo menaxhim komercial. Elinel është cilësuar si një artist elitar i hip-hop-it shqiptar, i krahasuar shpesh me figura si Eminem për rrjedhshmërinë e rimës dhe mjeshtërinë tekstuale. Ai i jep rëndësi reflektimit personal, kritikës shoqërore dhe fuqisë së fjalës, duke qëndruar larg komercializimit të skenës muzikore.
Kur vjen nga një vend ku gjithçka përplaset në mënyrën më të keqe dhe më të mirë, konfuzioni vjen me një çmim – ose bëhet një konfuzion edhe më i madh, ose një lehtësim i madh.
Qasja e DJ Ece Özel ndaj selektimit buron nga kjo ide e saktë.
Duke u rritur në skenën vibrante punk të qytetit dhe duke u njohur më vonë me muzikën elektronike, kjo sigurisht ka pasur ndikim në stilin e saj. Pritni të magjepseni nga kalimet mes stileve, tempos, ritmeve dhe disponimeve kur ajo është pas tavolinës.
Pavarësisht nëse është një mixtape apo një dancefloor, tingujt misteriozë, të paparashikueshëm dhe gjithmonë të freskët të Ece Özel shpërthejnë në udhëtime të veçanta, të errëta por disi ndritëse.
Friday