“Pitch it” në Anibar!
Apply to be part of the Pitching Competition at Anibar 15!
Mbështetja dhe mbledhja e animatorëve dhe dashamirësve të animacionit ka qenë një qëllim kryesor i Festivalit Anibar që nga fillimi i tij.
Duke i’u afruar edicionit tonë të 15-të, jemi më shumë se të lumtur të hapim thirrjen për konkursin e Pitch-it.
Thirrja do të jetë e hapur deri më 10 korrik. Konkursi do të zhvillohet gjatë edicionit të 15-të të Festivalit të Animacionit Anibar, në Pejë.
Nëse po prisni me padurim për të çuar idenë tuaj më tej, kjo është një ngjarje që nuk duhet të humbisni!
Kush mund të aplikojë?
Ne mirëpresim aplikime nga profesionistët me përvojë dhe talentët e rinj, duke festuar diversitet të stileve, zhanreve dhe rrëfimeve nga Kosova.
Procesi i aplikimit?
Për të marrë pjesë në event, ju lutemi plotësoni formularin në dispozicion në këtë link dhe sigurohuni që të dërgoni detajet vijuese në mënyrë të veçantë Anibar WeTransfer: https://anibar.wetransfer.com.
— Logline (required)
— Sinopsis (required)
— Deklarata e regjisorit (required)
— Shembuj të stilin vizual (required)
— Lidhje për trailer/teaser dhe/ose storyboard (opsionale)
— Informacion mbi afatet kohore dhe parashikimin e buxhetit (required)
— Foto e regjisorit, bio dhe filmografia (required)
— Portofoli (opsionale)
Çfarë tani?
Hapi 1: Lexoni këtë dokument me kujdes dhe dorëzoni aplikacionin tuaj, duke përfshirë informacionin dhe dokumentacionin e specifikuar, deri më 10 korrik 2024.
Hapi 2: Pas dorëzimit të aplikacionit tuaj, do të informoheni për fazën e parapërzgjedhjes nëse aplikimi juaj përmbush të gjitha kërkesat e përcaktuara në këtë dokument.
Hapi 3: PREZENTIMI! Më 20 korrik, prezantimet e projektit do të zhvillohen dhe do të vlerësohen nga një juri tre anëtarësh nga Estonia, Gjermania dhe Hungaria. Tre projektet më të mira do të shpërblehen në ceremoninë e mbylljes së festivalit më 21 korrik.
Çmimet?
🥇 Vendi i parë do të shpërblehet me një çmim monetar prej 2,000 Euro për mbështetje në zhvillimin e projektit të animacionit, plus 1 licencë ToonBoom Harmony Premium dhe 1 licencë ToonBoom Storyboard Pro.
🥈 Vendi i dytë do të shpërblehet me një çmim monetar prej 1.200 Euro për mbështetje në zhvillimin e projektit të animacionit, plus 1 licencë ToonBoom Harmony Premium.
🥉 Vendi i tretë do të shpërblehet me një çmim monetar prej 800 Euro për mbështetje në zhvillimin e projektit të animacionit, plus 1 licencë ToonBoom Storyboard Pro.
Ky event është prodhuar me mbështetje financiare të Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe ToonBoom.