5 muaj më parë

Njihuni me Juritë e Festivalit Ndërkombëtar tëAnimacionit Anibar: Edicioni i 16-të

Në zemër të Anibar-it janë filmat dhe njerëzit që i përjetojnë. Këtë vit, kemi ftuar një grup profesionistësh të mprehtë e mendjehapur për të qenë pjesë e jurive të kategorive garuese të edicionit të 16-të. Perspektivat, përvojat dhe ndjeshmëritë e tyre do të formësojnë mënyrën se si i vlerësojmë zërat, stilet dhe tregimet e këtij edicioni. Le t’i njohim nga afër:

Juria për Garën Ndërkombëtare & Ballkanike

Helga Fodorean

Menaxhere kulturore dhe producente filmi me prapaskenë në skenar, Helga është
bashkëproducente e filmit të shkurtër të vlerësuar Amok dhe aktualisht presidente
dhe drejtoreshë financiare e festivalit Animest. Ajo është e përkushtuar në
mbështetjen e grave në animacion; një mision thelbësor në punën e saj.

Laura Almantaitė

Drejtore festivali dhe producente, Laura ka punuar në shumë bashkëprodhime
ndërkombëtare me fokus në temat sociale. Është themeluese dhe drejtore e BLON
Animation and Games Festival, si dhe mban një Master në Ekonomi Kulturore nga
Sorbona.

Marko Tadić

Artist që punon me vizatim, instalacion dhe animacion, Marko ka fituar disa çmime
prestigjioze dhe ka përfaqësuar Kroacinë në Bienalen e 57-të të Venecias. Aktualisht
ligjëron në Akademinë e Arteve në Zagreb.

Tal Kantor

Regjisore e nominuar për Oscar® për Letter to a Pig, Tal është gjithashtu artiste
vizuale dhe pedagoge në Akademinë e Arteve dhe Dizajnit Bezalel. Filmat e saj
eksplorojnë rrëfimin dokumentar përmes animacionit.

Tomek Popakul

I njohur për Ziegenort, Acid Rain dhe Zima, Tomek sjell një stil të veçantë vizual.
Aktualisht është duke ilustruar kompletin e vet të letrave tarot dhe krijon muzikë
eksperimentale nën emrin ASTMA.

Juria për të Drejtat e Njeriut & Video Animacionet Muzikore

Anna Vasova

Producente dhe skenariste, Anna është bashkë-themeluese e studios së animacionit
13ka. Ka qenë drejtoreshë programi në televizionin çek dhe aktualisht ligjëron në
FAMU, duke punuar edhe në projekte të animacionit ndërkombëtar.

Draško Ivezić

Regjisor, skenarist, producent dhe aktor zëri, Draško është bashkë-themelues i
Adriatic Animation. Ka prodhuar mbi një duzinë filmash të shkurtër të vlerësuar, me
prezencë në festivale si Annecy, Sundance dhe Berlinale.

Yves Nougarede

Me dekada përvojë në Festivalin Ndërkombëtar të Animacionit në Annecy, Yves ka
parë mbi 3,000 filma në vit dhe ka qenë përgjegjës edhe për programin e Realitetit
Virtual. U tërhoq nga festivali në maj pas 28 vitesh përkushtim.

Juria për Garën Studentore & Pitch-it

Bastien Dubois

I nominuar për Oscar për Madagascar, A Journey Diary, Bastien krijon rrëfime
personale me frymëzim global. Ai është themelues i organizatës joqeveritare Art
Brutal, që mbështet animatorët e rinj përmes punëtorive dhe granteve.

Rianne Stremmelaar

Regjisore animacioni dhe ilustratore nga Holanda, Rianne krijon tregime personale
duke përdorur marrëdhëniet njeri-kafshë si metaforë. Ajo ligjëron animacion në
Artez Hogeschool voor de Kunsten në Zwolle.

Vasco Sá

Bashkëthemelues i BAP-Animation Studios, Vasco bashkëpunon me David Doutel
në projekte si Garrano dhe Augur. Ai është i angazhuar thellë si në aspektin artistik
ashtu edhe në atë të prodhimit të filmave.

Juria për Garën e Audiencës së Re

Mentore: Vessela Dantcheva

Regjisore dhe producente animacioni, Vessela është bashkë-themeluese e Compote
Collective, me mbi 45 projekte të përkrahura. Ajo ligjëron dhe merr pjesë shpesh si
anëtare jurie në festivale ndërkombëtare.

Leka Gjonbalaj

Artist autodidakt nga Belgjika, Leka punon me pikturë në vaj, art mural dhe dizajn
karakteresh, duke sjellë një perspektivë të gjallë e personale.

Gent Ademaj

Motion designer nga Kosova, Gent krijon identitete vizuale të guximshme,
animacione 3D dhe përmbajtje digjitale me një qasje futuriste.

Rina Lasku

Artiste dhe animatore e formuar në Akademinë e Animacionit të Anibarit, Rina
ndërthur pikturën me rrëfimin vizual në animacione 2D.

Rrezarta Sadriu

Aktualisht duke studiuar animacion në Lucern, Rrezarta sjell një stil të stilizuar dhe
emocional të ndikuar nga një bazë e fortë në dizajn dhe një trashëgimi kulturore e
pasur.

Filmat që juritë po vlerësojnë gjenden në Programin Zyrtar të Filmit ku mundeni
me i eksploru të gjitha kategoritë dhe përzgjedhjet!
Dhe nëse doni të dini më shumë për anëtarët e jurive, klikoni këtu.

Related