4 vjet më parë

Nancy: Anibar është bërë një festival i klasës botërore

Nancy Denney-Phelps, historiane dhe gazetare e animacionit e njohur me nofkën “Gjyshja e Anibarit”, tregon për ndjenjat dhe mendimet e saj rreth edicionit të 11-të të festivalit Anibar. Fatkeqësisht, ajo nuk mundi të jetë e pjesë e festivalit këtë vit për shkak të pandemisë COVID-19, mirëpo ajo gjithmonë do të ketë një pjesë të veçantë në zemrën e familjes Anibar.

-Cilat ishin mendimet e para që i kishit kur dëgjuat se edicioni i 11-të i festivalit Anibar do të mbahej online?
-U ndjeva jashtëzakonisht e dëshpëruar që nuk e kam mundësinë e të qenurit aty fizikisht por shumë krenare për ju. E di sa shumë punë ju duhej të bënit për të përgatitur një festival virtualisht.

-A mendoni se kjo situatë (mbajtja e festivalit virtualisht) do ta ndikojë festivalin në ndonjë mënyrë?
-Natyrisht që asgjë nuk krahasohet me të qenurit në festival dhe shfaqjen e filmave me shikuesit dhe një ekran të madh mirëpo mbajtja e festivalit online do ta mundësojë që njerëzit, sidomos të rinjtë që nuk do të kishin mundur ta vizitojnë Pejën, të jenë pjesë e diskutimeve në panele, dhe të dëgjojnë intervistat.

-Çfarë mendoni për përzgjedhjen e filmave në këtë edicion?
-Është një përzgjedhje shumë e fortë. Dy vitet e fundit ishin të mira për filmat e shkurtër. ANIBAR është bërë një festival i klasës botërore prandaj animatorët e mëdhenj aplikojnë me filmat e tyre dhe kështu festivali ka llojllojshmëri të shumtë të filmave të shkëlqyeshëm.

A ju ka tërhjekur vëmendjen ndonjë prej filmave?
-Më pëqen MR. MARE tejet shumë. Është një film ekscentrik dhe më pëlqen paleta e ngjyrave dhe storia e një burri që vëren re një gungë në gjoksin e tij e pastaj kupton se është një burrë i vogël duke u rritur nga gunga. Në fillim duket si i çuditshëm mirëpo derisa e shikoni këtë film shpaloset kjo metafora e dashurisë së vetes në një storie të treguar në një mënyrë të bukur.

-Si ndiheni me faktin që këtë vit pandemia ju ka pamundësuar që të merrni pjesë në festival?
-Natyrisht që jam shumë e pikëlluar që nuk jam aty. I dua njerëzit, filmat, ushqimin, dhe sidomos shfaqjet në liqen. Përveç personales, më mungon restoranti dhe po ashtu ajo zonja simpatike tek hoteli ku gjithmonë pushoj.

-Çfarë ju mungon më së shumti nga festivali?
-Si çdo gjyshe krenare, më mungojnë nipat dhe mbesat që i kam në Pejë!

-A keni ndonjë këshillë për ekipin dhe vullnetarët e festivalit Anibar?
-Vetëm vazhdoni me punën e mirë. Angazhimi juaj në komunitet gjatë gjithë vitit e ka ndryshuar Pejën. Jam krenare që vit pas viti ju zgjidhni tema të festivalit që reflektojnë vlerat e juaja të humanitetit dhe drejtësisë shoqërore e politike. Përqafime virtuale për ju të gjithë deri vitin e ardhshëm kur do të mund t’ju përqafoj fizikisht.

Related