5 vjet më parë

Laurent Versini: Jeta e një refugjati është përkufizimi më i mire i jetës në mes të frikës dhe me shpresës

Producenti francez Laurent Versini mori pjesë në edicionin e dhjetë të Festivalit Ndërkombëtarë të Filmit të Animuar – Anibar, në Pejë. Ai prezantoi filmin e “The Tower”, nga regjisori Mats Grorud në kuadër të garës për filmin më të mirë të gjatë të animuar të metrazhit të gjatë. Ky film u shfaq të martën në Kinemanë “Jusuf Gërvalla”. Ndërsa të nesërmen adhuruesit e filmit patën mundësi të takojnë Versini në ngjarjen e zakonshme të Anibar “Kafe dhe diskutim” për të biseduar direkt me të rreth filmit.

Besarta Breznica

Anibar Press shfrytëzoi këtë mundëis për të intervistuar producentin francez dhe për të kuptuar nga ai se cilat janë frikat dhe shpresat e tij. Lexojeni intervistën e shkurtë më të në vijim.

 

Anibar Press: Çfarë trajton filmi juaj?

 

Laurent: Filmi flet për refugjatët palestinezë në Leban që nga viti 1948 kur palestinezët u larguan me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe u vendosën në kampe vetëm për një javë por mbetë aty afër 17 vjet.

 

Anibar Press: Pse refugjatët?

 

Laurent: Po mendoj, animacioni na mundëson të krijojmë gjëra për të cilat ne nuk mund të xhirojmë. Do të ishte një ankth nëse ne kishim vendosur që këtë film ta bëjë dokumentar sepse shumica e pjesëve janë shumë të rënda dhe nuk mund të xhirohen ashtu si janë, kështu që animacioni të ndihmon të bësh magji në këtë rast.  Refugjatët sepse kur skripta erdhi ishte shumë e forte dhe e bazuar në dobësi të…Dhe, mendoj, kjo ishte më e lehtë sepse që një kohë të gjatë tema kryesore në lajme dhe televizionet tona çdo ditë ne kemi lajme rreth refugjatëve. Refugjatët gjithmonë kanë qenë problem dhe do të jenë problem edhe për një kohë të gjatë.

 

Anibar Press: Ju keni treguar kampet e Libanit përmes fëmijëve. Pse?

 

Laurent: Kshtu, ne… skenaristi e zgjodhi atë vajzën e vogël sepse fillimisht, është takuar me të në jetën reale në kampet e Libanit dhe gjithashtu sepse fëmijët janë të pastërt shpirtërisht dhe nuk e shohin të keqën dhe jeta për ta është shumë e lehtë për ta kuptuar.  

  

Anibar Press: A e keni shfaqur filmin “The Tower” edhe në festivale të tjera?

 

Laurent: Po. Nuk e kam listen e plotë sepse nuk është një nga cështjet e mia. Unë i bëjë filmat por nuk jam në përgjegjësi të promovimit të tij. Njëri nga kolegët e mi është në Tokio për ta promovuar filmin gjithashtu por e di se është një listë e gjatë e vendeve ose festivaleve në të cilat kami qenë. Filmi gjithashtu është nominuar për disa çmime.

 

Anibar Press: A mund të na tregosh përshtypjet tuaja rreth anibarit?

 

Laurent: Oh anibar…event i çmendur. Jam duke e shijuar shumë kohën në Pejë. Shumë ngjarje, filma dhe diskutime interesante. Edhe pse nuk kam pasur shumë kohë të eci në Pejë për të shijuar të gjitha bukuritë e Pejës dhe të shoh të gjithë filmat por po kënaqëm shumë që jam këtu.

 

 

Anibar Press: Tema e sivjetme e festivalit Anibar është “Frika dhe Shpresa” andaj po ftojmë të gjithë të ndajnë frikën dhe shpresën që kanë. A mund të ndani me ne, cila tjanë frikat dhe shpresat e Laurent Versini?

 

Laurent: Mirë, “The Tower” është absolutisht shembulli më i mirë i shpresave dhe frikave sepse edhe fëmijët dhe të rriturit janë plot me shpresë dhe frika. Mund të imagjinoni se çfarë frika kanë njerëzit në kampet e Liban çfarë frika kanë çdo ditë. Frikë nga energjia elektrike, s’ka ushqim, s’ka doctor, frikë nga lufta, frikë që nuk do të kthehen asnjëherë në shtëpitë e tyre dhe është e njejta për shpresat. Ata shpresojnë të kenë energji elektrike, të konsultohen me ndonjë doktor, të kenë mundësinë të kthehen në shtëpi dhe shpresojnë të jenë të lumtur. Kështuqë për mua personalisht, do të doja të thoja, ne jemi njerëz dhe jetojmë në një botë të çmendur dhe të gjithë ne duhet të shpresojmë për shpresa më të mëdha dhe të luftojmë frikat tona. Ne duhet të jemi më shumë zemergjerë ndaj vetës sonë fillimisht pastaj edhe ndaj njerëzve të tjerë. Për mua Kosova është një shembull shumë i mirë sepse jeni shtet multietnik gjithashtu keni kaluar edhe luftën dhe për shumë vite keni qenë tema kryesore në lajmet e Francës. Prandaj, kosovarët e dijnë më së miri çfarë nënkuptoj kur them se, të gjithë ne duhet të ndajmë shpresat tona dhe të luftojmë frikat tona për të mbrojtur shpresat tona.

Related