5 vjet më parë

Anna Eijsbputs: Arti është si megafon, përqon zërin te shumë njerëz dhe në mënyrë solide

Anna Eijsbouts është regjisore holandeze e animacionit që ka fituar shumë çmime, si dhe është animatore e specializuar në kukulla e në “cut-out stop-motion”. Filmat e saj i fundit janë “Hate for Sale” (2017) dhe “Voting in the EU” (2019). Ajo ka magjistruar për Animacion më 2012 në Kolegjin e Artit ”Royal”, pasi përfundoi studimet baçelor për Animacion më 2010 në Shkollën e Arteve të Utrehtit. Anna aktualisht është ligjëruese për Animacion dhe Ilustrim në Shkollën e Artit në Utreht. Anibar Press e intervistoi atë për të kuptuar më shumë rreth pikëpamjeve të saj rreth aktivizmit përmes artit.

Besarta Breznica

 

Anibar Press: Përse mendoni se është i rëndësishëm aktivizmi përmes artit?

Annna: Mendoj se artisti ka një zë që pothuajse është si megafon dhe ky zë arrinë tek shumë njerëz në një mënyrë solide dhe subjektive. Shpjegimi i shumë mendimeve padyshim se mund të bëhet përmes fjalëve, por sidoqofttë shembull më i mirë i kësaj është vetë animacioni.

 

 

Anibar Press: A mund të na tregoni rëndësinë e artit si mënyrë për të ngritur zërin e fluskës suaj personale politike?

Anna: Unë e përdor animacionin plotësisht sipas flluskës sime. “Hate for sale” është shembull i mirë i kësaj. Ky është një film i krijuar vite me parë që flet për për atë se si urrejtja udhëton në për botë. Kjo ishte një mënyrë subjektive për të theksuar se çfarë flluske e lumtur jemi ne dhe teksa e dëgjojmë filmin na shpërfaqet njëlloj empatie përmes narracionit. Ndërkaq, filmi im i fundit “Voting in the EU”, tenton ta thyej fllusken dhe t’i jap popullit diçka veçantë që do t’iu hynte në punë. Por sidoqoftë, është goxha e ngatërruar kjo. Mendoj se jetesa në flluskë dhe krijimi i ndjesisë së mirë, është njëlloj megafoni në vetvete dhe kjo mënyrë i shërben komuniteti.

 

 

Anibar Press: Për realizimin e filmit “Voting in the EU” ju keni pranuar ndihmë financiarre nga qytetarët e thjeshtë ndërsa jo edhe nga Bashkimi Evropian. Përse?

Anna: Po, është financuar nga qytetarët dhe ne nuk kemi dëshiruar ta vëmë askënd që është skeptik në raport me BE-në në pozitë të pa dëshirueshme, duke krijuar kështu një film për BE-në. Kjo do të ishte njëfarë propapagande për BE-në që në fakt nuk është ky i gjithë thelbi i filmit. Ky është një film për qytetarët i financuar nga qytetarët dhe është më pak subjektiv se sa filmat që mund t’i krijonte BE. Nëse i shikoni ato filma që dalin para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, mund të shihni se nuk përmbajnë fare fakte, dhe aty luajnë disa fëmijë që rrëfejnë se përse është e rëndësishme të votohet për të ardhmen e tyre, por nuk shtjellohet se për kë po votohet dhe përse është e rëndësishme të votohet në atë nivel. Sidoqoftë, filmi që kemi krijuar është vlerësuar shumë dhe do të përdorët edhe nëpër shkolla për qëllime edukative. Kjo për ne është shtysë që të vazhdojmë edhe më shumë në atë drejtim.

 

Anibar Press: Përse animacioni?

Anna: Sepse është një mënyrë e bukur e shpjegimit të sistemeve komplekse përmes thjeshtësisë. “Voting in the EU”, i tëri është ndërtuar falë idesë grafike të votës në katror, kutizës që mund ta shënjoni. Këto ishin edhe fjalët e para të filmit që më pas pasohet nga transformimi i kutisë në kub. Kjo shpjegon politiken dhe lejon që ilustrimi i kësaj gjëje komplekse të jetë i gjallë, gjë që vetëm zëri apo teksti nuk do të mund ta bënte.

 

 

Anibar Press: Çfarë keni dashur të paraqitni përmes dy filmave? “Votin in the EU” dhe “Hate for Sale”?

Anna: Motivet e mia ndryshonin vazhdimisht dhe kjo më shpiente në gjendje paniku. Nuk kisha krijuar ndonjë film për shumë kohë ndërsa kishte aq shumë gjëra që ndodhnin në botë të cilat më frymëzonin. Kështu, kontaktova Neil Gaimanin, shkruesin e poemes sime (Hate for Sale) dhe më pyeti se çfarë kisha në mendje. I thashë: panikun, feminizmin, refugjatët, botën, çdo gjë. Pastaj ai shkroi këtë poemë të bukur që i lehtësoi të gjitha. Ky film doli mirë dhe vërtetë u gëzova.  Ai ka udhëtuar gjithandej botës dhe çka është më rëndësi, ai ka qëndruar në flluskë dhe kjo është e rëndësishme sepse nuk ka devalvuar. Por problemi më i madh ishte se si të arrijmë tek njerëzit që nuk janë pjesë e flluskës? Sidoqoftë, lehtësuese ishin dëshira e tyre për transparence dhe mosbesimi në një sistem të cilin nuk mund ta kuptojnë. Babai im është specialist i BE-së dhe ka mbi katërdhjetë vite që ligjëron Të Drejtën e BE-së. Kjo ishte lehtësuese për mua sepse ai është njëri prej pak njerëzve që e kupton se si funksionin ky sistem, ekspertizë kjo që më hyri në punë në filmin tjetër (Voting in the EU) ku edhe më shërbeu si nisje e mbarë.

 

Anibar Press: Çfarë ju ka frymëzuar të krijoni “Voting in the EU”?

Anna: Rritja e populizmit gjithandej Evropës. Mendoj se goditjen e parë në fytyrë ma ka dhënë “Brexit”. Isha në Londër kur nisi kjo, dhe njerëzit ishin jashtëzakonisht të shokuar. Papritur e kuptoni se sa i madh është mosbesimi ndaj BE-së, sepse duke jetuar në qytete të mëdha nuk kuptohet një gjë e tillë.   Pastaj ka njerëz si Viktor Orbani i Hungarisë, Polonia po rrëshqet po ashtu në ato ujra, në Francë Fronti Nacional, ka kaq shumë parti populiste anti-establishment dhe anti-BE gjithandej Evropës, saqë nuk mund të qëndroj indiferente dhe të pajtohem. Këto arsye më frymëzuan pak a shumë.

 

Anibar Press: Cilat janë përshtypjet tuaja për Anibar dhe Kosovën?

Anna: Kjo është hera e parë që jam në Kosovë dhe kam shumë përshtypje. E para është se po e shoh me shumë veçanti faktin se jam pjesë e këtij festivali që i jep shpresë gjithë gjeneratave dhe jo vetëm animatorëve. Ka shumë njerëz që punojnë në Anibar dhe nuk vijnë nga bota e animacionit. Po flisja me dikë para disa ditëve dhe më tha fushë e tij është Kriminalistika, disa tjerë kishin Ekonominë. Është me të vërtetë e bukur të shohësh se si këto profile janë bërë bashkë në një festival që i jep jetë qytetit. Diçka që është me të vërtetë qesharake është se Anibar njihet Edhe në një fshat të Francës afër Provence. Atje është një radiostacion në pronësi të dikujt që nuk është nga Kosova. Nëna ime po fliste me të para disa ditëve dhe i kishte thënë se unë jam në Kosovë. Sa për të na lënë gojë hapur, ajo i kishte thënë se e njeh festivalin Anibar. Vetëm imagjinojeni, Anibar njihet dhe vlerësohet edhe në skutat më të largëta të Evropës.

 

 

Anibar press: Temë e këtij edicioni janë frikërat dhe shpreat? Cilat janë tuajat?

Anna: Mendoj se jemi në një kohë ku frikërat e dhe shpresat e mia ndërlidhen me 30 vitet e ardhshme dhe me shqetësimin nëse mund të rregullojmë çështje si ndryshimet klimatike, kriza humanitare me refugjatë e të ngjashme. Frikë dhë shpresë më jep paramendimi për pyetjen se a duam t’i shohim fëmijët tanë duke u rritur në këtë botë? Jam e tmerruar jashtëzakonisht nga mos ndalimi i ndryshimeve klimatike dhe se për 20 vite do të fillojmë t’i shohim pasojat tek njerëzit. Por në anën tjetër shpresa ime është se mund t’i kthejmë gjërat për së mbari, dhe këto shpresa i bazoj tek gjenerata ime dhe gjeneratat më të reja. Me patjetër këto gjenerata duhet t’i përgjigjen lobistëve të kompanive të karburanteve fosile si dhe çdo kompanie tjetër kapitaliste që në emër fitimit afatshkurtër shkatërrojnë planetin tonë afatëgjatë. Politikat duhet t’i kthehen popullit, aty ku edhe e kanë vendin. Kjo është shpresa ime.

Përktheu: Valton Marku

Related