Orari

Anibar Parties 3

Event Imgage

16 korrik: Nostalgji e ritëm

Një natë për me ndje me tingujt e të kaluarës e me kcy me tingujt e të tashmes.

B.B.POQI

Bajram Bylykbashi apo B.B.POQI lindi më 21 Maj të vitit 1969 Prishtinë, Kosovë është një këngëtar i rokut shqiptar.
Bajram Bylykbashi i njohur me pseudonimin B.B. Poqi që në moshë të re, saktësisht nga momenti kur Agim Berisha kishte propozuar që ai të bashkote emrin e tij dhe pseudonimin që ja kishte dhuruar shoqëria e fëmijërisë Poqi në një pseudonim B.B.POQI. Poqi si i ri ishte i ndikuar nga axha i tij dhe muzika që dëgjonte ai në vitet e ˇ80-ta. Kështu hapat e parë në kitare u mësojë nga axha i tij. Ndërsa në muzikën e tij ndikim të madh kishin edhe grupet e rokut si Led Zeppelin, Deep purple, Whitesnake, U2, The doors, Pink Floyd etj.

Altin Boshnjaku

Altin Boshnjaku i përfshirë në skenën muzikore underground që në moshë të re si raver dhe selektor, karriera e tij filloi në fund të vitit 2014 i ndikuar nga stile të ndryshme midis house, techno dhe minimal. Duke fituar shpejt reputacion për setet e tij unike, miksimet e zgjeruara të Altinit janë plot me linja bas të kombinuara me elementë të minimal house, garage dhe vazhdimisht përkrah melodive sonike, duke krijuar së bashku një ritëm të ndjeshëm dhe inteligjent. Përveç netëve të tij të rezidencës së serive elektronike në Zone Club ku ai ndau kabinën e DJ me emra të mëdhenj në industri si Tobi Neumann dhe Cassy, ai ishte kryesisht aktiv edhe në festivale dhe evente të tjera të muzikës elektronike në Kosovë dhe Shqipëri. Gjithmonë një energji e rëndësishme është lidhja me njerëzit që përcakton identitetin e tij unik dhe kreativitetin e jashtëzakonshëm gjatë performancave pas tavolinës së tij si DJ. Pasioni, mjedisi dhe sistemi i tingujve ofrojnë pikën e duhur të shkrirjes, një kontribut dhe përkushtim i madh për pistën e vallëzimit dhe adhuruesit e muzikës elektronike.

16

Wednesday