Workshop

Punëtori e animacionit me media mikse

Event Imgage

Bashkohuni me ne në një punëtori krijuese pesë-ditor ku animacioni, fotografia dhe imagjinata bashkohen.

Event Imgage

Bashkohuni me ne në një punëtori kreative pesë-ditore ku animacioni, fotografia dhe imagjinata bashkohen.

Pjesëmarrësit do të eksplorojnë hapësirën e festivalit përmes fotografisë dhe videos, duke kapur kënde interesante, tekstura, objekte dhe detaje të fshehura. Këto imazhe më pas do të shërbejnë si bazë për animacion stop-motion.

Duke përdorur argjilë, prerje nga letra, vizatime, kolazh, ngjyra dhe materiale të ndryshme kreative, pjesëmarrësit do t’i transformojnë fotografitë e tyre duke shtuar personazhe, krijesa dhe elemente në lëvizje. Përmes eksperimentimit, lojës dhe bashkëpunimit, grupi do të krijojë një seri sekuencash të shkurtra të animuara, të cilat më pas do të bashkohen në një animacion kolektiv miks-media.

Kjo punëtori i inkurajon pjesëmarrësit t’i shohin vendet e njohura me sy të ri, të tregojnë histori përmes animacionit dhe të shijojnë procesin e krijimit së bashku.

Nuk kërkohet përvojë paraprake—vetëm kureshtje, kreativitet dhe dëshirë për të krijuar.

Plotësoni formularin e aplikimit deri më 3 korrik 2026!


Albana Hajdini është ilustruese, dizajnere grafike dhe motion designer me bazë në Prishtinë. Me mbi pesë vite përvojë në animacion, ilustrim dhe tregim vizual, ajo ka punuar në një gamë të gjerë projektesh komerciale, edukative dhe kreative. Krahas punës së saj profesionale, Albana ka pasion për të kontribuar në komunitet përmes edukimit dhe ka ligjëruar animacion dhe ilustrim në klasat e Bonevet, në programin Genesis dhe në Akademinë e Animacionit në Pejë.

Leonita Thaqi është animatore dhe artiste e efekteve vizuale nga Kosova, aktualisht me bazë dhe punë në Prishtinë. Angazhimi i saj i parë në animacion si medium ka qenë në Akademinë e Animacionit të Anibar-it, si pjesë e gjeneratës së parë të programit, të cilin e përfundoi në moshën 17 vjeç. Që atëherë, ajo ka vazhduar punën në këtë fushë si artiste e pre dhe post-produksionit në studio të mëdha në Kosovë si Permanent, A-TV dhe Tellall. Krahas punës profesionale, ajo ka kontribuar në edukimin e animacionit si tutore në Festivalin Anibar, projektin Genesis dhe Akademinë e Animacionit Anibar në Pejë.

31

Friday