Workshop

Punëtori për Dizajnimin e Zërit në Filmat e Animuar

Event Imgage

A e keni përfunduar filmin tuaj të animuar dhe tani jeni gati t’i jepni jetë përmes zërit?

Event Imgage

A e keni përfunduar filmin tuaj të animuar dhe tani jeni gati t’i jepni jetë përmes zërit? Kjo punëtori është krijuar pikërisht për ju.

Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit do të eksplorojnë mënyrat e qasjes ndaj zërit në filmat e animuar. Do të mësoni për rolin e zërit në rrëfim dhe se si një dizajnim efektiv i zërit mund t’i shtojë thellësi, emocion dhe qartësi projektit tuaj.

Punëtoria do të mbulojë teknikat e incizimit të zërit dhe mënyrat e përdorimit të bibliotekave të zërit. Përmes ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit do të zbatojnë njohuritë e fituara drejtpërdrejt në projektet e tyre dhe do të marrin komente, udhëzime dhe mentorim individual.

“Noisy Neighbours” është një kolektiv i dizajnit të zërit me bazë në Zvicër dhe Mbretërinë e Bashkuar. Që nga viti 2018, ata kanë bashkëpunuar në një gamë të gjerë projektesh, duke përfshirë filma të animuar, reklama, filma promovues, drama radiofonike dhe dokumentarë.

Punëtoria do të udhëhiqet nga Etienne Kompis (dizajner zëri, redaktor dialogësh dhe miksues i zërit) dhe Aline Schoch(dizajnere zëri dhe regjisore e filmave të animuar).

Datat e punëtorisë: 15 – 17 korrik 2026

Lokacioni: Pejë, Kosovë

Si të aplikoni

Ju lutemi dërgoni një email në [email protected] duke përfshirë:

Afati i aplikimit: 30 korrik 2026

Shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit mbulohen nga Anibar.

Mundësuar përmes përkrahjes së Swiss Films!

15

Wednesday