Mauro Carraro
Mauro Carraro është lindur në verilindje të Italisë. Pasi përfundoi studimet për gravurë, fotografi dhe dizajn grafik në Universitetin Politeknik të Milanos, ai vazhdoi rrugëtimin e tij akademik në Francë. Në vitin 2010, diplomoi për Animacion CG në universitetin e famshëm Supinfocom Arles. Aktualisht, Mauro jeton në Gjenevë të Zvicrës, ku punon në Studion Nadasdy Film.
Filmi i tij i parë profesional i animuar i metrazhit të shkurtër, Hasta Santiago, fitoi Çmimin si Filmi Debutues më i Mirë në Festivalin Annecy më 2014 dhe ka marrë mbi njëzet çmime të tjera anekënd botës. Me teknikën e tij të veçante të dëshmuar qysh në punët e hershme, Muaro ka kontribuar në vitin 2012 edhe në filmin e animuar të metrazhit të gjatë Approved for Adoption, i cili poashtu ishte shpërblyer me çmime.
Para se të shfaqej për herë të parë më 2014, filmi i tij i fundit, gjashtë-minutëshi Aubade, gjithashtu fitoi çmim për projekt-propozim në Festivalin Annecy. Gjithashtu, është shpërblyer edhe me çmime të tjera dhe është përzgjedhur rreth 150 herë në festivale të ndryshme në botë. Mauro ka qenë anëtar jurie në një numër festivalesh të filmit, përfshirë Festivalin Krok International, Festivalin e Filmit në Varshavë, dhe ka qenë pjesë e jurisë ndërkombëtar në Festivalin Best of the Best Animation në Seul.
Që nga viti 2014, master-klasa e tij “Sensible 3d” dhe punëtoria e tij “Hoë to open your 3D eyes” janë mbajtur në më shumë se 30 shkolla dhe festivale të ndryshme, përfshirë Institutin për Studime Koreane në Universitetin e Berlinit, Institutin Europe di Design në Milano dhe Akademinë e Arteve në Vilnius, Lituani.