2 months ago

Kinematë e vlersuara si më të bukurat në botë hapin dyert gjatë Anibarit

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar, Anibar që mbahet nga 15 deri më 21 korrik 2019 hap dyert për adhuruesit e filmit të animuar, duke shfaqur 244 filma të animuar, në pesë kinematë të ndryshme në qytetin e Pejës, tre nga të cilat janë ndërtuar veçanërisht për Anibar.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar, Anibar që mbahet nga 15 deri më 21 korrik 2019 hap dyert për adhuruesit e filmit të animuar, duke shfaqur 244 filma të animuar, në pesë kinematë të ndryshme në qytetin e Pejës, tre nga të cilat janë ndërtuar veçanërisht për Anibar.

Festivali i animacionit Anibar, ka qenë nga festivalet e para që e ka krijuar kinema ku vizitorët do të mund t’i shohin programet e filmave në ambiente të hapura, e në ketë edicion tre kinema të Anibar janë në ambient të hapur, duke ju dhënë mundësinë për një përvojë mahnitëse gjatë shikimit të një filmi.

Kinemaja tek liqeni, bashkë me atë tek kubat në parkun e qytetit, që krahas filmave mund të shijohet natyra e parkut nën ndriçimin e yjeve, por edhe kinemaja “Jusuf Gervalla”, që paraqet një vlerë të trashëgimisë kulturore, si dhe Kinemaja “Urban”, që është një tjetër kinema e hapur në qendër të qytetit, e sjellin kinemanë më afër publikut si asnjëherë më parë në disa nga lokacionet kryesore të Pejës.

Kinematë e hapura të Anibar në Parkun e Qytetit në vitin 2014 janë radhitur ndër kinematë më të bukura në botë. Në portalin ndërkombëtar BoredPanda që i dedikohet kulturës në mesin e 15 kinemave më të bukura janë renditur edhe kinematë e hapura të Pejës, si “Kino Liqeni” dhe “Kino Kubat”, duke e vlerësuar në vendin e 11të, në një listë ku bënin pjesë edhe kinema të botës Kinema “Liqeni” fillon shfaqjen e filmave të kategorisë ndërkombëtare prej orës 20:30. Prandaj nëse ju pëlqen filmi dhe në të njëjtën kohë lundrimi, në Anibar do të keni mundësi për bërë të dyjat. Përveç që është ndër kinematë më të bukura në botë, veçantia e kësaj kinemaje shtohet nga barkat në liqen prej të cilave mund të shikoni filma. Duke e bërë njërën ndër të vetmet kinema në botë që mund të shohësh filma duke lundruar në liqen. Kinema “Kubat” është
kinemaja që po ashtu gjendet në parkun e qytetit dhe që fillon shfaqjen e filmave në orën 22:00 ku në amfiteatrin e parkut të qytetit, mund të përjetoni netë të paharrueshme.

Kinemaja “Jusuf Gervalla” që është kinemaja e vetme e qytetit të Pejës gjatë festivalit Anibar, do të shfaqë një numër shumë të madh të filmave, të përberë nga kategori e programeve speciale dhe filmave të metrazhit të gjatë. Kinema "Kids", është një kinema e dedikuar për fëmijë dhe të rijnë e cila që përbëhet nga programi i filmave të animuar për fëmijë. Kjo kinema shfaqë filma që në orën 12:00, dhe është e hapur për të gjithë duke e kthyer teatrin Istref Begolli në një vend ku fëmijët do ta kalojnë kohën e tyre përgjatë Anibar.

Ditët e festivalit priten me padurim edhe për kinematë e hapura të Anibar, ku vlerësimet si ajo e Bored Panda tregojnë që këto, janë një vlerë e shtuar për qytetin e Pejës. Për të gjithë ata që asnjëherë nuk kanë shikuar film duke lundruar apo nuk kanë përjetuar një kinema në ambiente të hapur do të kenë mundësi të kenë përvoja emocionuese dhe interesante në një nga kinematë më unike në botë.

Related