Writing
Uresa Ahmeti
Uresa Ahmeti është aktiviste, shkrimtare dhe artiste e performancës. Ajo ka diplomuar në Universitetin Wesleyan, CT, SHBA, me dy degë në Sociologji dhe Studime Feministe, Gjinore dhe të Seksualitetit.
Uresa është autore e dy librave poetikë: How the Hell Do I Abort a Demon (2021) dhe Woman Warmth, Woman Wrath(2023). Ajo ka shkruar drama origjinale si Romeo & Romeo dhe Are You a Girl or a Boy?!, dhe ka shkruar e interpretuar në një sërë performancash, përfshirë: Pride Has Many Colors, Nasty Beauty, The Apple Was Not an Accident, From Other to Self, Interrogating ‘Power’, dhe Ho-me is Where the Breath Is / (Be)longing. Uresa ka përvojë të gjerë në artin performativ, duke krijuar dhe realizuar mbi dhjetë performanca në vitet e fundit.
Që nga fundi i vitit 2024, ajo është Drejtoreshë Ekzekutive e Institutit Pikëpamja – një organizatë e udhëhequr nga të rinjtë në Kosovë, e përkushtuar fuqizimit të tyre për të shprehur veten, për të ndikuar në diskursin publik dhe për të nxitur ndryshime shoqërore përmes praktikave të të shkruarit krijues dhe kritik. Në thelb të saj, Pikëpamja beson se shprehja autentike është njëkohësisht një akt i vetë-fuqizimit dhe një forcë kolektive për aktivizëm.
—
Përshkrimi i Puntorisë
Shkolla Pikëpamja përdor rrëfimin si mjet për të nxitur ndryshimin shoqëror, me fokus në të drejtat e njeriut, drejtësinë dhe transformimin e komunitetit. Përmes mentorimit praktik, punëtorive bashkëpunuese dhe ushtrimeve të udhëzuara në të shkruar, pjesëmarrësit do të përmirësojnë aftësitë e tyre në të shkruar dhe në angazhim publik. Ky modul i fuqizon ata të bëhen zëra për drejtësi shoqërore, duke ndërtuar narrativa personale dhe kolektive për aktivizëm. Pjesëmarrësit do të eksplorojnë kontekste socio-politike, do të reflektojnë mbi identitetin dhe qëndrueshmërinë, dhe do të fitojnë mjete praktike për të përdorur të shkruarit si formë vetëshprehjeje dhe si nxitës për ndryshim shoqëror.
Mentore: Uresa Ahmeti, Artiste dhe Drejtore Ekzekutive e Pikëpamja.
—
Ilustration
Marko Dješka
Marko Dješka është regjisor animacioni, autor komikësh dhe ilustrator kroat me qendër në Zagreb. Ai është regjisor i filmit të shkurtër të animuar të vlerësuar me çmime All Those Sensations in My Belly dhe ka krijuar disa filma dhe komikë të tjerë. I diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Zagreb, Marko është gjithashtu kryeredaktor i revistave të komikëve Strip Prefix dhe OHOHOzin, si dhe bashkëorganizator i Festivalit OHOHO. Aktualisht punon si regjisor dhe skenarist në Adriatic Animation.
—
Përshkrimi i Puntorisë
Punëtoritë do të mbahen përgjatë 4 ditëve të festivalit Anibar. Gjatë punëtorisë, qëllimi është të krijohet koncepti dhe përmbajtja, të dizajnohet dhe të printohet një botim origjinal fanzine komik i stilit DIY (bëje vetë) për Anibar-in. Teknika DIY bazohet në një mënyrë të pavarur të prodhimit dhe shpërndarjes së botimeve. Publikimet DIY prodhohen në tirazhe të vogla dhe zakonisht në punëtori shtëpiake. Në rastin e këtij fanzine komik, për shkak të pjesëmarrjes të më shumë personave, botimi do të printohet në një studio lokale shtypi.
Monday