Workshop

STORYWALKS: Edicioni i 2-të

Event Imgage

Grupmosha: 16+

Event Imgage
‘STORYWALKS2’ është një punëtori bashkëpunuese, 3-ditore midis studentëve të animacionit të LCC DPS dhe animatorëve të rinj në Kosovë. Kjo punëtori është dinamike, argëtuese dhe vend ku mund të shoqëroheni.Punëtoria kombinon tregimin spontan të historive me dizajnin e personazheve, kolazhin, performancën dhe animacionin me realitet të shtuar (AR). Ajo synon të shërbejë si një mënyrë për të njohur njëri-tjetrin, për të prezantuar një vendndodhje dhe për të eksploruar psikogjeografinë tonë asociative.

 

Daniel Saul dhe Izzy Barszcz

Daniel Saul është një regjisor, puna e të cilit i ka rrënjët në pikturë dhe animacion. Ka punuar gjithashtu si regjisor dokumentarësh, kurator ekspozitash, krijues teatrore dhe drejtues i projekteve të artit të komunitetit në shkallë të gjerë. Aktualisht jep mësim në Universitetin e Arteve në Londër, si dhe është bashkëthemelues dhe drejtor i R&D Studio Ltd.

Izzy Barszcz është regjisore e animacionit me bazë në Londër, dhe punuon në projekte të ndryshme duke filluar nga Filma të Shkurtër, Video Projeksione, video muzikore, përmbajtje komerciale dhe edukative.  Diplomoi në shkollën Kombëtare të Filmit dhe Televizionit, me filmin “Shumë fytyra të Avas”. Aktualisht jep mësim në Universitetin e Artit në Londër

Për të aplikuar, ju lutemi plotësoni formën në këtë link, deri më 4 korrik!

19

Friday