Përshkrimi i Puntorisë
Këtë vit, gjatë edicionit të 16-të të Anibar, fëmijët dhe të rinjtë do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e një punëtorie të hapur dhe argëtuese përmes së cilës do të mësojnë bazat e teknikës së stop motion animacionit. Punëtoria organizohet menjëherë pas shfaqjes së filmave për Kids and Teens në kinemanë Monster dhe është e hapur për të gjithë pjesëmarrësit e rinj që dëshirojnë të eksplorojnë botën magjike të animacionit.
Aktiviteti do të zhvillohet në tri stacione krijuese ku pjesëmarrësit do të mësojnë procesin e animimit dhe do të kenë mundësinë të krijojnë një animacion të shkurtër të prodhuar nga vetë ata. Punëtoria do të mbahet në Qendrën Kreative Dukagjini, në të njëjtin lokacion me shfaqjen e filmave – në korridorin e hapësirës, duke e bërë të lehtë pjesëmarrjen për të gjithë.
Tuesday