Joreld Dhamo
Dizajner grafik autodidakt, me fokus në dizajnin e shkronjave, që jeton dhe punon në Tiranë, Shqipëri me më shumë se 10 vjet përvojë pune. Qasja e tij në dizajn anon nga një estetikë minimaliste dhe gjeometrike, duke synuar të ruajë gjithmonë një stil të përjetshëm dhe funksional që funksionon mirë në aplikime të ndryshme. Joreldi e sheh dizajnin si një medium të fuqishëm për të lehtësuar komunikimin, duke shërbyer si një bazë e fortë për diskutime dhe lidhje njerëzore.
Aktualisht drejton një studio të vogël dizajni në Tiranë, ndërsa ende bën shumë projekte anësore për miqtë, dhe ka pasur mundësinë të punojë për klientë vendas dhe ndërkombëtarë, ku mund të përmendim Kombet e Bashkuara, TEDx, Tumblr, Pavijonin Shqiptar në Bienalen e Venedikut, Unicef, Timberland dhe shumë të tjerë.
Përveç punës së tij të përditshme, ai shpesh organizon punëtori dhe evente për të zgjeruar njohuritë dhe rrjetin duke ofruar një hapësirë alternative për të gjithë që të eksperimentojnë dhe të rriten përmes punës së tyre në dizajn.
Disa nga posterat e tij janë paraqitur/shfaqur në mbarë botën, si në Typographicposters, konferencën PDP, Open Collab, Public Views në Stuttgart, Tolerance Show në mbi 40 vende dhe Blank Poster në Këln (ekspozitë + libër).
—
Përshkrimi i Puntorisë
Kjo punëtori treditore eksploron krijimin e identitetit vizual për filmat dhe dokumentarët — nga dizajnimi i titujve dhe posterëve, deri te kreditet përfundimtare. Përmes analizave, ushtrimeve praktike dhe diskutimeve kreative, pjesëmarrësit do të mësojnë si të krijojnë elemente vizuale që pasqyrojnë tonin dhe mesazhin e një filmi, duke ndërtuar një identitet të qëndrueshëm dhe të dallueshëm në të gjitha fazat e prezantimit të tij.
Thursday