Të Rishikojmë Burrërinë
Cfarë do të thotë të jesh burrë në kontekst të sistemit patriarkal?
Në shoqëritë tradicionale, rolet gjinore përcaktohen nga vlerat dhe normat sociale, role të cilat shpeshherë janë të ngurta dhe krijojnë një sistem patriarkal me dallime të theksuara mes burrave dhe grave, si në sferën politike, shoqërore ashtu edhe në atë individuale Nga ky sistem krijohen pritshmëritë që burrat të përfaqësojnë burrërinë në kuptimin tradicional, duke krijuar një përkufizim të ngushtë të tij. Ky përkufizim i ngurtë për burrërinë nxit burrat që të shtypin emocionet për faktin se shprehja e këtyre emocioneve shihet si shenjë dobësie, duke dëmtuar kështu shëndetin e tyre mendor dhe fizik. Rrjedhimisht, në këtë kontekst bëhet gjithjë më e qartë nevoja për të sfiduar konceptet tradicionale të burrërisë.
Cfarë do të thotë të jesh burrë në kontekst të sistemit patriarkal? Si ndikojnë rolet tradicionale gjinore në mirëqenien emocionale të burrave? Cilat janë pasojat e shtypjes emocionale? Si mund të promovojmë shprehje të shëndetshme të burrërisë në mënyrë që burrat të përbrendësojnë inteligjencen emocionale?