4 vjet më parë

Performuesit e Anibar Dance Away

Stratos
Stratos është një DJ & producent nga Prishtina, muzika e të cilit merr forma dhe stile të ndryshme. Ai ka rënë në sy për herë të parë, në Bahnhof Prishtina në vitin 2017. Tani, fokus i tij po thuajse gjithmonë janë klubet. Muzika e tij përmban kryesisht deep tech/ ritme minimale, me elemente të acid, dub, dhe old-school house.

Altin Boshnjaku
Ka qenë i përfshirë në skenën e fshehtë muzikore që nga një moshë e vogël, si adhurues i zjarrtë imuzikës. Spektri elektronik i Altinit është i ndikuar nga stile të ndryshme të house, techno dhe minimal.Ai ka krijuar reputacion përmes seteve të tij unike, që karakterizohen me ritëm inteligjent, dhe pauza të thella që kanë një tingull të pastër dhe të veçantë. Kjo e bën Altinin një figurë të njohur dhe të besueshme, që garanton një atmosferë kualitative të muzikës dhe kërcimit.

Ashikët e Gjakovës
Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar Anibar ka nderin të mirëpres Ashikët e Gjakovës, që do na sjellin muzikën tradicionale Gjakovare dhe Shkodrane, të performuar me një stil dhe traditë unike! Arti autentik bën të mundur përjetimin e eksperiencave autentike.

YLL MEGI DJ.
Njihuni me YLLMEGI DJ, dhe stilin e tij të muzikës, që mund të përshkruhet si një kombinim i zhanreve Soul, Jazz, Funk, House dhe Electronic Disco. Muzika e tij është e përkryer për çdo event, që nga festat në plazhë e deri në majet më të larta me borë. E ajo që e komplementon më së miri punën e tij, është energjia pozitive dhe buzëqeshja që e shoqëron.

Uj Pa Gaz

Që nga viti 2016, Lindi Hoxha ka prodhuar muzikë për tici taci, me emrin artistik Uj Pa Gaz. Lindi tani është e ka përvetësuar muzikën e tici taci dhe si një multi-instrumentalist, gjithmonë sjell një shumëllojshmëri të instrumenteve të gjalla në kompozimet e tij. Ai ka qenë akti hapës i shumë DJ nga e tërë Evropa, duke përfshirë këtu, dhe të ndjerin Andrew Weatherall.

DJ Florent V
Muzika e Florent V, gjithnjë nxit reagime të mrekulleshme në skenën e kërcimit. Shija muzikore e gjerë, i’a mundëson atij të performojë me vetëbesim në festivale të mëdha në hapësira të jashtme, klube të natës, por dhe në evente akoma më të mëdha. Florent V është po ashtu i njohur si producent i rrymës progresive, të cilën e ka themeluar së bashku me artisitin e njohur kosovar, DJ Nani Killa nga Peja.

EPTAN
EPTAN është një producent dhe performues, me qendër në Mitrovicë. Ai ka marrur pjesë në projekte të ndryshme, që nga krijimi i muzikës/efekteve për reklamimin e Komonos KS, e deri tek prodhimi i këngëve të zhanreve të ndryshme. Momentalisht, ai është duke punuar në një miks të Afro House.

Ilir Bajri & Elsa Raqi

Ilir Bajri është një kompozitor kosovar i muzikës xhaz, njëkohësisht pianist dhe drejtor i Festivalit Jazz në Prishtinë. Ai ka qenë anëtar i Classic Jazz Trio, Quasi Fusion Band, Ilir Bajri Quartet dhe ka performuar në shtete të ndryshme si në Itali, Spanjë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Elsa Raqi vjen nga Prizreni, me një zë shumë të veçantë. Përmes muzikës ajo i shpreh ndjenjat dhe mendimet e saj, dhe i pëlqen të këndojë për dashurinë. Elsa Raqi ka filluar të këndojë në publik gjatë moshës 19- vjeçare, ku ka performuar këngët e saja origjinale.

Suada Abazi (ZWADA)
Suada Abazi (ZWADA) është një këngëtare / kantautore nga Prishtina. Ajo ka vazhduar karrierën e saj muzikore me ish bateristin e saj, Philip Kleiner i cili e ka shoqëruar me këngët e saj magjepsëse me një shumëllojshmëri tingujsh goditës. Që nga tetori i vitit 2017 ata performojnë së bashku dhe krijojnë tinguj të rrallë të lo-fi bedroom pop-it. Bendi përbëhet nga 4 anëtarë: Suada Abazi (vokal / kitarë), Lum Veseli (Bateri), Orges Kurtaj (kitarë bas), Andi Sadiku (kitarë). Edhe pse janë të frymëzuar nga indie rock, pop, punk dhe muzikë alternative, ata ende nuk duan të kategorizohen, dhe qëllimi i tyre është të rrjedhin në rrjedha të plota të muzikës.

Related